Njerez

Pija e re që po i bën adoleshentët të “luajnë me jetën”

Adoleshentët duket se janë bërë gjithnjë e më të paparashikueshëm në gjetjen e mënyrave të reja për të lënduar fizikisht veten. Fillimisht nisën të hanin kapsula xheli që përdoren për të larë rrobat. Pastaj filluan të dilnin nga makinat për të kërcyer këngën e re të Drake. Sikur mos të mjaftonte nisën të hidhnin një deodorant të tërë në lëkurë për të parë çfarë ndodhte. Dhe tani ata janë duke konsumuar një lloj pijeje të bërë me azot të lëngshëm që mund të djegë gojën ose të shkaktojë shqetësime të mëdha me frymëmarrjen, nëse nuk e konsumon siç duhet. “Shpikja e re” quhet “Fryma e Dragoit” dhe e ka marrë këtë emër për shkak të tymit që lëshon. Sipas adoleshentëve për të konsumuar këtë pije, duhet të hani karamelet e ngrira, të cilat lëshojnë tym dhe ta kaloni këtë të fundit nga goja në hundë.

https://www.youtube.com/watch?time_continue=2&v=wCuQa_8j4DM

“Fryma e dragoit” të mundëson të bësh video shumë tërheqëse në YouTube, Snapchat dhe Instagram, por çfarë ndodh nëse nuk arrin ta nxjerrësh tymin jashtë në kohë? Pija shitet në kioska dhe dyqane në të gjithë Amerikën. Ajo bëhet duke derdhur azot të lëngshëm mbi një ushqimet e lehta, siç janë djathi, frutat, ose drithërat me sheqer dhe lihet më pas në temperatura shumë të ftohta, zakonisht rreth 320 gradë celsius. Blerësit këshillohen ta hanë ushqimin me shkop dhe jo me gishta, sepse kur lëkura ose indi i një personi bie në kontakt me azotin e lëngshëm, ai mund të shkaktojë djegie të rënda të lëkurës, të shkaktojë asfiksim vdekjeprurës nëse hidhet në aparatin e frymëmarrjes dhe mund të dëmtojë shikimin nëse hidhet në sy. Dyqane e shesin së bashku me paralajmërimet, por adoleshentët nuk janë shumë të zotë në dëgjimin e këshillave apo jo?

https://www.instagram.com/p/BmIHqqEn_2-/?utm_source=ig_embed

Në tetor, një vajzë 14-vjeçare u dërgua në spital pasi ra në kontakt me azotin e lëngshëm në panairin e Pensacolas. Mjekët thanë se duhet t’i prisnin gishtin e madh, për të nxjerrë infeksionin. Në fund të korrikut, një nënë nga Shën Agustinit dërgoi të birin në spital sepse "fryma e dragoit"i shkaktoi një sulm astme. Dëmtimet e tjera mund të jenë të vogla, si ato të raportuara në të gjithë Twitter-in. Çuditërisht për këtë pije duhet të falenderojmë José Andres, kuzhinier dhe humanitar. Ai ishte i pari që shërbeu këtë “shpikje” duke kombinuar azotin me kokoshka dhe karamele.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë