Lajme

Pezullohet koncesioni i “Check Up-it”, paratë shkojnë për të përballuar CoVid-19

Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar koncesionin e “Check UP”. Këtë e bëjnë me dije burime të gazetës “Si”, edhe pse vendimi nuk është zyrtarizuar ende.

Arsyeja e pezullimit është situate në vend si pasojë e shpërthimit të Koronavirusit.

Burimet e gazetës thonë se në këtë situatë emergjente ku qeveria ka vendosur shtetrrethim dhe në spitale vihet re një boshatisje, askush nuk do t’i drejtohet qendrave shëndetësore për të kryer “Check Up-in”.

Mendohet që paratë e koncesionit do të shkojnë për përballimin e situatës.

Koncesioni i “Check Up”,  që kryhet nga kompani private në formën e Partneritetit Publik Privat (PPP) dhe më pas do paguhet nga shteti, nisi punë në shkurt të vitit 2015 dhe ka një afat 10-vjeçar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë