Politike

Pezullimi i fondeve të BE, gratë e PD kundër Krifcës: Duhet të ishte shkarkuar menjëherë

Një ditë pas pezullimit të fondeve nga BE-ja për bujqësinë, deputetet e PD-së, Jorida Tabaku dhe Albana Vokshi e drejtuan gishtin tek ministrja Frida Krifca e cila ndodhej në Kuvend në rresht me ministret e tjera.

“Të dhënat e fundit të OLAF-it për hetimin për abuzimin  me fondet e BE-së në fushën e bujqësisë janë jashtëzakonisht shqetësuese. Nuk është më një akuzë që vjen vetëm nga media apo opozita, por sot një akuzë e çertifikuar nga OLAF-i.

Është një njollë turpi mbi institucionin e IPARD-it, mbi institucionet shqiptare dhe ka cenuar rëndë imazhin e Shqipërisë dhe atyre institucioneve që kanë që nga viti 2010 që çertifikohen për të përdorur fondet e BE-së...”, tha Jorida Tabaku në një deklaratë të mbajtur për mediat në oborrin e Kuvendit.

Brenda saj, në sallën e madhe të organit legjislativ, Albana Vokshi kërkoi dorëheqjen e Krifcës por edhe dy ministrave të tjera lidhur edhe me debatin paralel që po mbahej në Kuvend për diplomat e studentëve të mjekësisë.

“Ministrja e Shëndetësisë nuk duhet të ishte sot aty. Si mund të rrijë ajo aty kur s’ka ardhur në asnjë takim, në asnjë diskutim me studentët.

Krifca nuk duhet të ishte sot aty. Duhet të ishte shkarkuar menjëherë pas skandalit të Bujqësisë me programin IPARD II” tha Vokshi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë