Kuriozitete

Peshkaqeni “hakmerret” sapo lirohet, sulmon varkën e studiuesve (Video)

Një peshkaqen i rrezikshëm, ka zënë një grup studiuesish detarë në befasi, kur bëri një "kthesë", pasi u kap në fillim dhe u lëshua pastaj, duke kafshuar në mënyrë të përsëritur trupin e varkës së tyre. Ngjarja ndodhi pranë brigjeve të Outer Banks, në Karolinën e Veriut, SHBA.

Pas tridhjetë sekondash, peshkaqeni u dorëzua, pa shkaktuar ndonjë dëm të vërtetë, shpjegoi James Sulikowski, nga “Sulikowski Shark and Fish Conservation Lab” në “Arizona State University” (Laboratori i Ruajtjes së Peshkaqenëve dhe Peshqve në Universitetin Shtetëror të Arizonës).

Sidoqoftë, “ne nuk e prisnim një gjë të tillë; ishim të lumtur që e lëshuam atë në det të hapur dhe në gjendje të shkëlqyeshme. Pastaj ai u kthye. Ishte sikur ai donte të na thoshte: ‘Ju më morët mua, tani do t'ju marr unë, kështu që jemi barazim’”, - shtoi studiuesi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë