Lajme

Personat me aftësi të kufizuara, Meta: Ofroj mbështetje të plotë

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Presidenti Ilir Meta tha se institucioni që ai drejton ofron mbështetje të plotë për këtë kategori.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, presidenti Meta shprehet se ndihet i kënaqur që ekziston një rampë për ta në Presidencë.

Po ashtu, u bën apel dhe institucioneve të tjera, që të krijojnë lehtësime për këtë kategori, në mënyrë që të kenë një akses sa më të plotë.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, garantoj për ta mbështetje e dialog të përhershëm dhe të angazhohemi të gjithë për integrimin e tyre të plotë në shoqëri.

I kënaqur që tashmë në Presidencë ekziston një rampë për ta dhe i ftoj të gjitha institucionet që t'i ndërtojnë, në mënyrë që kjo kategori ta ketë sa më të lehtë aksesimin dhe hyrjen në to”, shkruan Meta në rrjetin social “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2028584603854469/?type=3&theater


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë