Futboll

Personalitet dhe vertikalizime, shtypi italian veçon Asllanin në disfatën e Interit

Gazeta Si – Kristjan Asllani ishte ndër të paktat gjëra pozitive për Interin në disfatën 0-1 ndaj Moncës në kampionat. Futbollisti shqiptar bëri një paraqitje të mirë për 70 minutat që ishte në fushë.

Shtypi sportiv italian e ka vlerësuar Asllanin me notat 6 dhe 6.5, që ishte edhe më e larta për lojtarët e Interit. Mes të tjerash, specialistët kanë vlerësuar personalitetin e mesfushorit kuqezi dhe vertikalizimet që ai u mundua të bënte në lojë.

Deshperimi i Asllanit me shoke pas humbjes me Moncen. Gazeta Si, 16 prill 2023

Ideja e përgjithshme në opinionin sportiv italian është se Asllani meriton më shnumë nga sa trajneri Simone Inzagi i ka dhënë deri tani. Futbollisti shqiptar ka treguar rritje në ndeshjet e fundit që është aktivizuar, duke vërtetuar në një farë mënyre se trajneri ka gabuar me të.

Kristjan Asllani foli shkurt për faqen e Interit para ndeshjes me Moncën, duke theksuar se skuadra zikaltër duhet të mbrojë me çdo kusht fitoren ndaj Benfikës për të shkuar në gjysmëfinale të Championsit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë