Përshtypjet online për hotelet, restorantet, apo produkte të ndryshme, janë kthyer në një instrument të dobishëm si për bizneset, po ashtu edhe për njerëzit të cilët këto pështypje i kanë si guidë për zgjedhjen e radhës që do të bëjnë. Por nuk ndodh gjithmonë që përshtypjet të rezultojnë të vërteta pasi njerëzit i kanë marrë në konsideratë. Prandaj janë krijuar aplikacione të cilat vërtetojnë nëse përshtypjet për bizneset bujtëse janë autentike ose jo.
Jo diskreditimit dhe reklamës
Shpesh në vendet europiane, përshtypjet e rreme të restoranteve, hoteleve apo produketeve të ndryshme kanë përfunduar dyerve të gjyqit. Përpos drejtësisë përmes institucioneve kopetente, ekzistojnë software që mundësojnë verifikimin e besueshmërisë së një komenti të publikuar në Internet. Instrumenti i fundit në këtë kuptim i dedikohet parandalimit: bëhet fjalë për një aplikacion italian që mundëson verifikimin e besueshmërisë së përshtypjeve. Quhet Foodiestrip e bën të mundur minimizimin e rrezikut të përshtypjeve hipokrite.
Aplikacioni që verifikon nëse ke qenë në restorant
Foodiestrip lindi si inisiativë e Fabrizio Doremi e Alessio Poliandri për të zgjidhur problemin e përshtypjeve të rreme. Me Foodiestrip lind një proces çertifikimi i Foodie, ose ndryshe për ata që bëjnë reçensionet. Çdo përshtypje kontrollohet përmes gjeovendodhjes dhe kohës së qëndrimit, që personi që ka lënë përshtypjen ka qenë me të vërtetë në lokal apo jo. Në një fazë të parë, recensuesi lejohet të komentojë përvojën në restorant vetëm përmes një sistemi të pyetjeve të mbyllura me një identitet publik dhe të dukshëm.
Ligji dhe përshtypjet
Në 2015, titullari i një restoranti venecian i është drejtuar gjykatës për tu mbrojtur ndaj një përshtypjeje që rezultoi e rreme në Tripadvisor. Gjykatësi Paolo Talamo, ka pranuar kërkesën për urdhërimin e heqjes së përshtypjes, e cila konsiderohet shpifëse dhe ofendues "sepse nuk është rezultat i eksperiencës reale nga ana e recensuesit dhe, për rrjedhojë, i paracaktuar për të dëmtuar pronarin e restorantit dhe, në veçanti, i ofron publikut një përshtypje të rreme të karakteristikave të atij vendi ». Ka precedent të tillë në Francë që kanë bërë që Tripadvisor të kompensojë një hotel. Në Shtetet e Bashkuara, megjithatë, petendimet në gjykatë janë hedhur poshtë disa herë, sepse Tripadvisor konsiderohet si një agregat i thjeshtë i mendimeve dhe prandaj nuk konsiderohet si përgjegjës .
Restoranti i rremë në krye të përshtypjeve
Në Nëntor 2017, restoranti i renditur në vend të parë për cilësinë në qytetin e Londrës fal përshtypjeve pozitive në TripAdvisor, nuk ekzistonte. «Shed at Dulwich» ishte krijuar enkas nga një gazetare e Vice për të investiguar pikërisht vërtetësinë e përshtypjeve .
Faqja që teston përshtypjen për hotelet
Review Skeptic është një software i bazuar në një kërkim të Cornell University që përdor të mësuarin automatik për të identifikuar komentet e rreme të hoteleve me saktësi 90%. Klikoni mbi Teste për të verifikuar vërtetësinë dhe
besueshmërinë e saj.
Portali anti mashtrim
Portali Fakespot teston vërtetësinë e përshtypjeve në Amazon, Yelp, Tripadvisor dhe App Store. Vetëm shikoni lidhjen e komenteve dhe klikoni mbi Analizo.
Kundër përshtypjeve false të produkteve
Review Meta është një portal i specializuar në verifikimin e përshtypjeve të produkteve në Amazon. Është e mundur të vendosësh një link për të marrë një përgjigje për vërtetësinë e komenteve. Përpos kësaj, ekziston një vitrinë në të cilën janë shenjuar me të kuqe Dështimet, ose thënë ndryshe produktet, përshtypjet për të cilat kanë qenë të rreme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.