Miliona përdorues të Facebook e kanë gjetur veten në një situatë të pazakontë ditën e djeshme, pasi rrjeti social ka fshirë papritur mijëra postime. Përdoruesit raportuan se shumë postime me përmbajtje të formateve të ndryshme, lajme apo video dhe me argumente të ndryshme, nga politika tek përvjetorët, nga këngët e Bob Marley tek emigrantët e mbetur në det janë fshirë dhe janë sinjalizuar si spam (mesazhe të padëshiruara).
Madje disa prej tyre raportuan se kanë shpërndarë një post apo përditësim në faqen e tyre, vetëm për të inspektuar nëse është zhdukur ose jo, pasi është postuar. Fenomeni ka prekur përdorues nga e gjithë bota, ndërkohë që shumë media perëndimore sqaruan përdoruesit se sapo raportohet në “Facebook” se postimi nuk është spam, përmbajtja rikthehet.
. Si duket rrjeti social ka qënë duke përditësuar disa nga cilësimet e tij, por edhe problemi më i vogël kompjuterik në “Facebook” mund të jetë i madh, pasi këtë rrjet social e përdorin më shumë se një miliard njerëz. Shumë prej tyre reaguan duke u shkruar se është tjetër gjë të identifikohen si spam postime që përmbajnë mesazhe të ndjeshme për përdoruesit e Facebook, dhe tjetër gjë të fshihen të gjitha postimet e rregullta
Çfarë ndodhi?
Në një reagimin zyrtar, përfaqësuesit e Facebook kanë deklaruar se rrjeti social pësoi një avari të madhe elektronike, e cila bëri që disa postime të kategorizoheshin gabimisht si “spam” dhe të fshiheshin automatikisht. Tanimë rrjeti social ka rikthyer të gjitha postimet, e fshira duke u kërkuar falje të gjithë përdoruesve të prekur.
Duke qenë se një pjesë e postimeve kishin përmbajtje politike, një pjesë e mirë e përdoruesve menduan se Facebook ishte duke i censuruar bazuar në pikëpamjet e tyre politike. Reagimet më të mëdha erdhën pasi Facebook cilësoi si spam një artikull të “New York Post” në lidhje me përkrahësit e Presidentit Donald Trump. Gazetarja Salena Zito publikoi një artikull të mërkurën në mbrëmje duke shpjeguar se përse mbështetësit e Trump nuk kanë gjasa të stepen nga dënimet penale të ish-kryetarit të fushatës presidenciale, Paul Manafort dhe ish avokatit të Presidentit Trump. Michael Cohen. Por pasi Facebook fshiu artikullin e saj, të cilin gazeta amerikane e kishte sponsorizuar nëpërmjet pagesës së disa dollarëve, Zito reagoi ashpër në profilin e saj në rrjetin social. Megjithatë komentet zbuluan se kjo u kishte ndodhur edhe shumë prej kolegëve të saj në mediat e tjera, si dhe mijëra përdoruesve të zakonshëm.
Një përdorues tha se kishte postuar një video të një anije me emigrantë që kishte mbetur në det, por se Facebook e identifikoi si spam. Një aktivist që postuar një artikull në lidhje me përmbytjet në Kerala, duke kërkuar donacione reagoi po ashtu ashpër, pasi rrjeti social i kishte shkatërruar nismën që kishte ndërmarrë.
Sipas zyrtarëve, Facebook nuk është bazuar as në ndonjë rajon apo ideologji të veçantë, për t’i përcaktuar mesazhet si spam. Megjithatë mbetet ende e paqartë se sa e përhapur është çështja e këtij problemi, pasi isa përdorues kanë ngritur shqetësime të ngjashme në lidhje me rrjetin social Twitter. Po paraqesim disa prej tyre më poshtë:
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.