Shendet

Përse Europa po shkurton kohën e vetizolimit

Një sërë vendesh po zvogëlojnë kohën që njerëzit e ekspozuar ndaj koronavirusit kanë nevojë të vetë-karantinohen për të zvogëluar rrezikun e përhapjes së Covid-19. Arsyetimi i tyre është se izolimi për një kohë të shkurtër mund të ndihmojë në menaxhimin e pandemisë pasi nxit publikun të bashkëpunojë më shumë me rregullat e vendosura nga qeveria.

Disa ekspertë të sëmundjeve dhe shëndetit publik kanë ofruar mbështetje për këtë qasje, duke thënë se megjithëse të dhënat janë të kufizuara, ajo është efektive, veçanërisht kur lodhja e qytetarëve ose paaftësia për të respektuar kufizime më të rënda po minojnë përpjekjet për frenimin e pandemisë. Rastet me Covid-19 në Europë po përshpejtohen ndërkohë që në SHBA kohët e fundit arriti një rekord të ri ditor prej më shumë se 80,000 rastesh ditore.

Por Organizata Botërore të Shëndetësisë, thonë se është një lojë që mund të kthehet në bumerang dhe ka të ngjarë të rezultojë në shtimin e rasteve të reja. Dhe boshllëqet në njohuritë që kemi se si sillet saktësisht virusi e bëjnë të vështirë përcaktimin e strategjisë më të mirë që duhet të ndjekim.

Franca në shtator e shkurtoi kohën e vetizolimit nga 14 ditë në shtatë për të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me një rast të infektuar. Autoritetet shëndetësore arritën në përfundimin se qytetarët hezitonin të qëndronin në shtëpi për dy javë dhe thanë se rreziku i përhapjes së virusit zvogëlohet me kalimin e kohës.

Spanja e preu periudhën e vet-izolimit pas kontaktit me një të infektuar me 10 ditë nga 14. Belgjika në mënyrë të ngjashme shkurtoi periudhën e karantinës në shtatë ditë nga 14 më 1 tetor, duke përmendur gjithashtu lodhjen e publikut, por e rriti atë në 10 ditë në 19 tetor pas rritjes së rasteve.



Në Gjermani, zyrtarët e shëndetit publik kanë thënë që periudha e karantinimit mund të ulet me 10 ditë nga 14 duke filluar nga 8 nëntori, megjithëse u takon shteteve federale të vendosin nëse duan të ndjekin këtë rekomandim.

Në SH.B.A., Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve po eksplorojnë mënyra për të shkurtuar periudhat e karantinës për nxënësin e shkollës të cilët kanë qenë në kontakt me të infektuarit në përpjekje për të përshpejtuar kthimin e tyre në klasa.

Studime të shumëfishta sugjerojnë se zakonisht duhen rreth pesë deri në shtatë ditë që njerëzit të ekspozuar ndaj koronavirusit të shfaqin simptoma, megjithëse kjo periudhë mund të zgjasë deri në dy javë.
Periudha e inkubacionit.

Rregullat për udhëtarët që vijnë janë më të larmishme. Franca, Belgjika dhe Gjermania vendosin të njëjtën karantinë për udhëtarët dhe banorët që kërkohet të vetë-izolohen, ndërsa Spanja nuk vendos ndonjë kufizim për udhëtarët ndërkombëtarë.

Disa shkencëtarë dhe zyrtarë të shëndetit publik thonë se rreziku shtesë mund t'ia vlejë. Duke ulur kohëzgjatjen e karantinës, njerëzit ka të ngjarë të bashkëpunojnë më shumë me qeverinë e vendit të tyre, duke zbatuar me përpikshmëri masat kufizuese. Kjo mund të ketë një efekt më të madh në frenimi e transmetimit të virusit.

Respektimi i këtyre masave është një shqetësim për qeveritë që përballen me miratimin e dobët të publikut për qasjen tyre ndaj pandemisë pasi padurimi në mesin e qytetarëve është rritur për shkak të kompromiseve që synojnë frenimin e pandemisë. Një studim i shtatorit nga studiuesit në College London zbuloi se vetëm një e katërta e të anketuarve në Mbretërinë e Bashkuar të cilët jetonin në një shtëpi ku dikë që kishte simptoma të Covid-19 u ishin bindur udhëzimeve për të qëndruar në shtëpi. /Burimi: Wall Street Journal/ Përktheu: Gazeta "Si"/


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë