Analize

Përse Demokracia është e trazuar dhe si ta rregullojmë atë?

Demokracia kurrë nuk ka pasur qëllim që të ishte si forma më e arrirë e qeverisjes. Virtyti i  saj qëndron thjesht në faktin se i vë interesat e atyre që drejtohen mbi të atyre që drejtojnë.

Sot demokracitë rreth botës duket se janë bërë më lëmsh dhe më pak funksionale se zakonisht. Liderët autoritar po e shfrytëzojnë këtë trend teksa homologët demokratë vrasin mendjen se çfarë iu ka shpëtuar nga kjo situatë.

Në ShBA presidenti Trump po nxirret përpara gjyqit (si rezultat i “impeachment”) dhe senati do të votojë nëse ai duhet të lëshojë postin e tij. Qeverisë Britanike iu deshën tre vite dhe tre kryeministra përpara se të binin dakord që të dilnin nga Bashkimi Europian, gjë që votuesit e  e kanë kërkuar që në 2016-ën.

Kryeministri I Kanadasë, Justin Trudeau, nuk mundi dot të formojë një qeveri të plotë maxhoritare, kështu që po përpiqet të drejtojë më një qeveri në minorancë. Angela Merkel e Gjermanisë, është në rrugën e saj drejt lënies së mandatit dhe nuk është e qartë nëse partia e saj do të mundet të drejtojë me koalicion. Në Brazil, presidenti Jair Bolsonaro, një ish oficer ushtarak, vazhdon t’i sulmojë institucionet e demokracisë dhe survejimet vazhdojnë të tregojnë rënie në mbështetjen e demokracisë mes qytetarëve.

India, shtëpia më e populluar e demokracisë së botës , duket se po largohet nga drejtimi laik drejt sekularizmit fetar. Kryeministri i Izraelit është nën hetim dhe liderët e tjerë akoma nuk kanë mundur dot të formojnë një qeveri pas disa votimesh.

Instituti Internacional I Demokracisë dhe I Asistencës Elektorale, një organizatë e themeluar për të ushqyer përhapjen e demokracisë, deklaroi në një raport disa javë më pare se “Demokracia është nën kërcënim dhe premisat e saj kanë nevojë për rizgjim”. Në mënyrë të ngjashme kërkuesit në universitetin Vanderbilt kanë arritur në fundmin se “demokracia është në rrezik pasi ajo po dobësohet në Amerikë”.

Pyetjet themelore janë nëse problemet e tashme të demokracisë përfaqësojnë thjesht një nga periudhat e përkohshme të ndryshimeve që shoqëritë demokratike duhet të bëjnë, ose diçka më shqetësuese i pret në të ardhmen e afërt.“Gjendja e demokracisë rreth botës është mjaft serioze, por jo e paevitueshme” thotë William Burns, ish sekretar amerikan i shtetit  me eksperiencë të gjerë në çështjet botërore. “Shumë vende demokratike janë duke vuajtur nga një krizë e thellë e qeverisjes. Kemi struktura jo funksionale të cilat po paralizojnë aftësinë e realizimit të detyrave për qytetarët e tyre”, thotë ai.

Deputetë në parlamentin e Iranit.

Populizmi dhe Inati

Nuk ka një shpjegim të vetëm për rrugëtimin e mundimshëm të saj. Por mbase një set forcash që janë gjendur së bashku për ta bërë më të vështirë ngjitjen kohezive të shoqërive me koalicionet qeverisëse.

Demokracitë në botën perëndimore janë tronditur nga një krizë financiare, e nisur në 2007-ën, që dëmtoi besimin e publikut për aftësitë e qeverive për të mbikëqyrur rritjen ekonomike të qëndrueshme  dhe të drejtë. Kriza ka dëmtuar besimin se globalizimi ekonomik ishte me të njëjtin përfitim  për shtresat shoqërore të  mesme dhe të varfra.

Shteti i Demokracisë

Këto ndjeshmëri  kanë ushqyer rritjen e populizmit dhe nacionalizmit. Ndërkohë, lëvizjet populiste i hedhin benzinë  zjarrit të inatit dhe pakënaqësisë ndaj elitave të shoqërive demokratike, duke i drejtuar votuesit në grupime të ndara sipas formimit kulturor dhe ankesave të ngjashme. Zakonisht demokracia kultivohet në ato hapësira në të cilat njerëzit janë të bashkuar, por kur këta të fundit ndahen në grupime të vogla sipas interesave të tyre bëhet më e vështirë për qeverinë për të operuar në mënyrë efektive. 

Teknologjia e informacionit po i ciflos më shumë shoqëritë demokratike. Aftësia e internetit dhe e rrjeteve sociale për të komunikuar në çast me miliona individë të jep idenë e një force që e bashkon shoqërinë. Por në fakt, teknologjia ka pasur efektin e kundërt. Ajo i ka lejuar atyre që t’i arratisen strukturave politike të gjëra duke marrë strehim në internet në grupe të veçanta e unike me njerëz që mendojnë njëlloj si ata.

Në kohën e sotme të globalizimit, ku mundësia e lëvizshmëria janë të reduktuara, ku njerëzit nuk e mendojnë se mund t’i kontrollojnë jetët e tyre, ka një përqafim të fortë të identitetit”, thotë Richard Haas, presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve të Huaja. “Tani virtualisht kemi mundësinë e pafundme për të formuar subkomunitete. E si rrjedhojë është më e vështirë për të formuar komunitete nacionale”, shton ai.

Procesi vendos grupe  kundër njëri-tjetrit, shpesh dhe në volumin e debateve të ashpra në Tëitter. Në këtë hapësirë, joshja e politikanëve është që të luajnë me identitetet politike dhe me ankesat e ndjekësve të tyre. Kjo është ajo që kritikët thonë se Z. Trump bën në mitingjet e tij, apo çfarë lideri Indian Narendra Modi ka bërë duke luajtur me ndjenjat nacionale Hindu.

Deputetë në parlamentin e Kanadasë

Shtresa e Mesme në Zhdukje

Gjithë këto forca e bëjnë më të vështirë gjetjen e konsensusit dhe kompromisit që i bën demokracitë të punojnë. Në fakt fraksionet brenda demokracisë janë duke u kapur për fyti  me njëri-tjetrin me rritjen e intensitetit.

Qeveritë autoritare, veçanërisht në Rusi dhe Kinë, po iu drejtohen këtyre trendeve si shenjë e të metave të demokracive perëndimore dhe për më tepër për të thelluar ndryshimet me njëra tjetrën.

Lideri rus Vladimir Putin, shpesh është akuzuar në përdorimin e rrjeteve sociale për të ndërhyrë në zgjedhjet elektorale  në SHBA dhe Europën perëndimore, kryesisht me qëllimin e mbjelljes së mosmarrëveshjeve në shoqëritë perëndimore.

Në një dëshmi para kongresit amerikan disa muaj më parë, Christopher Walker, Zv. Presidenti i Ndihmës Nacionale për Demokraci, ka pohuar se Kina është duke e përdorur pushtetin e saj ekonomik për të promovuar preferencat e saj në ide, norma dhe qasjeje ndaj qeverisjes. Ai ka shtuar, se aftësia e papritur e Pekinit në vazhdimin e censurës digjitale, dhe përdorimit të superioritetit ekonomik, ka krijuar nevojën për mënyra të reja mendimi në zgjidhjen e këtyre situatave të reja.

Liderët kineze akoma nuk i kanë mposhtur qasjet pro-demokratike në shtëpinë e tyre, në Hong Kong, ku demonstruesit mbajnë flamuj amerikanë e flasin për vlerat joshëse të demokracisë. Edhe në Iran, ku armiqësia ndaj demokracisë perëndimore është e madhe e veçanërisht në rrethet më të lartë të vendimmarrjes, demonstruesit e rinj po tregojnë pakënaqësi të theksuar ndaj liderëve të tyre.

Kështu duke pasur parasysh këtë në mendje, çfarë mund të bëjnë shoqëritë demokratike për ta kthyer këtë situatë në avantazhin e tyre?. Diçka është e sigurt se këto institucione kanë nevojë për përditësim. Z. Haass argumenton se “maturiteti i demokracive, ashtu si njerëzit, zhvillon forcimin e arterieve”. Ai rekomandon një ndërmarrje të re për t’iu ofruar edukim të qytetarisë gjeneratave të reja, e t’i kujtojë atyre idealet e përbashkëta mbi të cilat demokracia amerikane është e bazuar.

Z. Trump shprehej në fushatat e tij të 2016-ës se liderët e Partisë Republikane kishin manipuluar procesin e vlerësimit të tij brenda partisë, por tani shumë demokratë po mundohen t’i japin fund sistemit të kolegjit elektoral që i dha mundësinë Z. Trump dhe George W. Bush të bëheshin president, ndonëse kishin humbur me numër votash nga votuesit amerikane. Në Izrael disa argumentojnë se duhet ndryshuar sistemi elektoral që i jep shumë favor partive të vogla dytësore.

“Lajmi i mirë është se kjo nuk është hera e parë që demokracisë amerikane i është dashur të reformojë veten dhe gjallërojë sensin e qëllimit të saj”, thotë Z. Burns. “Por me  gjithë dëmin e shkaktuar gjatë viteve të fundit, ne vazhdojmë të jemi fleksibël dhe të adaptueshëm”.

Kura përfundimtare mbase qëndron në gatishmërinë e liderëve të zgjedhur në rrugë demokratike për të dëgjuar më nga afër jo vetëm  ata që i kanë zgjedhur, por gjithashtu edhe ata që ndodhen në anën tjetër të kësaj ndarjeje politike. - NgaWall Street Journal


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë