Sociale

Përqindja e pozitivitetit 11.3/ 348 raste të reja dhe 9 të vdekur nga Covid-19 në 24 orë

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se 348 raste të reja dhe 9 humbje jete nga Covid-19 janë shënuar në vendin tonë, në 24 orët e fundit. Ata që kanë ndërruar jetë janë të moshave 49-84 vjeç: 5 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 49 - 84 vjeç.
Në 24 orët e fundit janë kryer 3056 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 348 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:
"91 raste në Tiranë, 36 në Fier, 26 në Vlorë, nga 24 raste në Shkodër, Librazhd, 17 në Korçë, 14 në Lushnje, nga 12 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 9 raste në Devoll, Berat, 7 në Durrës, nga 6 raste në Mat, Dimal, 5 në Kamëz, nga 4 raste në Krujë, Elbasan, Peqin, nga 3 raste në Kurbin, Kuçovë, Skrapar, Patos, Libohovë, nga 2 raste në Kukës, Lezhë, Mirditë, Tropojë, Përmet, Sarandë, Belsh, Memaliaj, Gramsh, nga 1 rast në Kavajë, Vau i Dejës, Bulqizë, Shijak, Poliçan".
Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 669 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 93,842 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 262 pacientë, 10 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Statistika (4 prill 2021)
Raste të reja ditore 348
Të shëruar në 24 orë 669
Të shtruar në spitale 262
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 3056

Testime totale 570,627
Raste pozitive 126,531
Raste të shëruara 93,842
Raste Aktive 30,424
Humbje jete 2265

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21350
Fier 2573
Durrës 1249
Gjirokastër 1252
Shkodër 1130
Vlorë 846
Korçë 795
Kukës 362
Dibër 330
Elbasan 325
Lezhë 175
Berat 37


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë