Lajme

Sherri, Veliaj hyn në Komisionin e Medias, Noka nuk e pranon

Mbledhja e sotme e Komisionit të Medias u zhvillua mes tensioneve dhe debateve për disa minuta e më pas situate doli jashtë kontrollit. Deputeti i PD-së, Flamur Noka u ngjit nga vendi dhe tentoi të nxjerrë me forcë nga mbledhja e Komisionit të Medias, kryebashkiakun Veliaj.

Sipas demokratëve, Veliaj nuk ishte i ftuar në mbledhjen e sotme për seancë dëgjimore, ndërkohë që kryebashkiaku thotë se e kanë ftuar 2/3 e deputetëve që nuk janë të PD-së.

Në momentin që Noka iu afrua Veliajt forcat e gardës e ndaluan ta prekte, por situata u tensionua edhe më keq. Disa deputetë të PD-së Luçiano Boçi, Ervin Salianji, Klevis Balliu u ngritën pas tij për të kërkuar largimin e Veliajt. “Nxirreni përjashta”, dëgjoheshin të thoshin ata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë