Ne rrjet

Përplasje të ashpra në Greqi për blerjen e vaksinës ruse

Vaksina ruse ka shkaktuar një luftë të ashpër politike në Greqi. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është përplasje me udhëheqësin e opozitës Alex Tsipras, i cili këmbëngul se vendi fqinj duhet të porosis vaksinën Sputnik V pa pritur miratimin e Bashkimit Europian.

Tsipras i bëri thirrje konservatorit Mitsotakis të ndjekë shembullin e vendeve të tjera anëtare të BE dhe të urdhërojë blerjen e vaksinën Sputnik V.

Përhapja e ngadaltë e vaksinimit në të gjithë Europën për shkak të vonesës së dërgesave të vaksinës AstraZeneca ka shkaktuar trazira politike në shumë kryeqytete të BE-së.

Pavarësisht nga një bllokim i rreptë në vend për muaj, Greqia ka parë një rritje të mprehtë të rasteve me Covid-19. Vetëm të hënën, vendi fqinj regjistroi 1,866 raste të reja dhe 73 vdekje, ndërsa 759 njerëz janë aktualisht të intubuar, me sistemin shëndetësor publik që është më i mbingarkuar se kurrë.

Kryeministri grek reagoi negativisht ndaj sugjerimit të Tsipras, duke kundërshtuar çdo negociatë për blerje jashtë kornizës së BE-së. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka vaksina të disponueshme nga Rusia.

"Edhe sikur të donim vaksina nga Rusia dhe të rrezikonim të anashkalonim procesin europian, nuk ka mjaftueshëm doza," tha Mitsotakis.

Tsipras u përgjigj se vendet e tjera të tilla si Gjermania dhe Austria janë tashmë në bisedime me Moskën për të porositur paraprakisht vaksinën në pritje të aprovimit të saj nga Agjencia Europiane e Barnave (EMA).

Sputnik V është nën rishikimin e EMA-së, por deri më tani nuk ka asnjë kërkesë zyrtare për autorizimin e saj. Në mënyrë që Komisioni Europian të fillojë negociatat për të porositur një vaksinë, të paktën katër shtete anëtare duhet të bëjnë një kërkesë.

Asnjë shtet anëtar nuk e ka bërë deri më tani një kërkesë të tillë, por përkundrazi, disa udhëheqës të BE kanë preferuar të negociojnë drejtpërdrejt me Moskën. Zëdhënësi kryesor i kancelares gjermane Angela Merkel Steffen Seibert kohët e fundit tha se Berlini ishte i hapur për blerjen e vaksinës ruse në mënyrë të njëanshme në rast se partnerët e tjerë të BE-së nuk ishin të interesuar.

Për më tepër, Merkel dhe Presidenti francez Emmanuel Macron mbajtën një telekonferencë javën e kaluar me Presidentin rus Vladimir Putin gjatë të cilës u ngrit mundësia e regjistrimit të Sputnik V në BE si dhe perspektiva e prodhimit të saj në Europë.

Mitsotakis akuzoi Tsipras se po përpiqej të shkaktonte një krizë qeveritare të ngjashme me atë në Sllovaki e cila rezultoi në dorëheqjen e Kryeministrit Sllovak Igor Matovič.

Kriza e koalicionit në Bratislavë filloi në fillim të marsit pasi Matovič ra dakord të blinte 2 milion doza Sputnik V nga Rusia pa lejen e koalicionit qeverisës. Hungaria dhe Republika Çeke kanë bërë lëvizje të ngjashme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë