Lajme

Përplasja në Shkodër, identifikohen autorët. Arma gjendet në Bunë

Pas përplasjes me armë në Shkodër ditën e djeshme, policia ka shpallur në kërkim dy autorët e ngjarjes. Policia thotë se është shpallur në kërkim Hygert Muçaj, 24 vjeç dhe Gledis Ustabeqir, 26 vjeç, të cilët akuzohen se janë konfliktuar me Taulant Ahmetin.

Ngjarja ndodhi dje rreth orës 13:50, në vendin e quajtur “Parrucë” në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër.

Siç njofton policia, këta të rinj duke udhëtuar me mjetin tip “Benz”, janë konfliktuar për motive të dobëta me Taulant Ahmetin, 32 vjeç, banues në Shkodër. Mësohet se Hygert Muçaj e ka goditur me sende të forta në pjesën e kokës duke i shkaktuar dëmtime të lehta, ndërsa Gledis Ustabeqir e ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas janë larguar.

Në vendin e ngjarjes u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një gëzhojë pistolete.

Gjithashtu, pas kërkimeve në lumin Buna, nga Njësia Palombare e repartit RENEA u gjet dhe u sekuestrua pistoleta, me të cilën kanë qëlluar shtetasit në fjalë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/205654220578671/?__xts__[0]=68.ARCLdUgxraUP2qUV-Dejbz0k2BSRZ-MkWrWwNpiRaNXeORrk-wusp8-V8BXpbw0Jjtm3Oym1dokUANDim-38to30Hg_Zoibaczhe-prQjzThV9EZQSntdG_buCKCXz8u3r43QlgXHeiTHKkP5BUh2UAipKjYsG9nn_-VSbg0Tw9GuYVBzQgS-4XW9-QQGZ19TKdS09PBgLiRFhRkse_e5OMoFg9CEi-wIcXt5VRgw6undaRTrEuMBbF6-bmearVkZI1uQvdFr91hwIwjrOEgqrSVKXTH1jcXOD0a8Xv4YbTrgYMW4W-HcVgxT5TB_sZONoWXEgnkj1QgdDqw0npKIyhB6Rxkh4RSOtocqKCl&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë