Lajme

Përplasen 3 makina në Elbasan-Peqin, humb jetën pasagjerja 43-vjeçare

Policia e Elbasanit njofton se një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Peqin.

Tre automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për rrjedhojë një pasagjere ka ndërruar jetë.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Murras mjeti tip ” Skoda”, me drejtues shtetasin A.I., rreth 45 vjeç, banues në Kuçovë, Berat është përplasur me mjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin N.H., si dhe me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin R.B., banues në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në njoftimin e policisë.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja G. I.,43 vjeçe, banuese në Kuçovë, Berat e cila ishte pasagjere në mjetin tip “Skoda”, si dhe janë plagosur të tre drejtuesit e mjeteve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë