Ngjarje

Përmet, 24-vjeçari mbyt nënën e tij në kushte depresive. Babai i autorit akuzon mjekun

Gazeta Si - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Përmet mbrëmjen e së shtunës, ku një 24-vjeçar ka mbytur nënën e tij me plastmas.

Sipas policisë, viktima është Z.Muhollari 65 vjeçe. Ndërsa i dyshuari, Albi Muhollari 24 vjeç, i cili mendohet se e ka kryer aktin e rëndë në gjendje depresive. Pasi mbyti nënën, ai u arratis nga vendngjarja dhe u kap nga policia disa çaste më vonë.

Të dy prej kohësh kanë jetuar në Amerikë, ndërsa ishin kthyer vetëm 4 ditë më parë në Përmet për pushime.

I tronditur nga ngjarja, babai i autorit bën me faj doktorin që nuk kishte marrë masa për ta vendosur në një institucion të përshtatshëm, edhe pse disa herë i kishin shprehur shqetësimin për agresivitetin e 24 vjeçarit. “Në burg duhet të futet doktori, jo im bir”, - ka thënë babai i tij.

Prindërit shpesh kanë qenë të shqetësuar për sjelljen agresive të djalit të tyre. Madje, ato kanë pasur frikë se mos djali i tyre u bënte keq të afërmve apo dhe njerëzve të tjerë, pa ditur se viktimë do të ishte njëri prej tyre.

Fqinjët të cilët shkojnë për ngushëllim në banesën e tyre, shprehen se kanë mbetur pa fjalë nga ngjarja e rëndë.

Familjarët po ashtu kërkojnë jashtë kamerës që të mbajnë përgjegjësi mjekët, pasi djali ka kartelë sipas tyre të hapur në spital. Sipas tyre, djali ka shkuar 4 herë në spital, por nuk i është dhënë kurim.

Ndërkohë, burime bëjnë me dije se më herët, 24-vjeçari kishte kërkuar edhe një armë zjarri nga bashkëmoshatarët.

Një prej pistave të mundshme të hetimit përpos gjendjes së rënduar psikologjike të të riut sipas të njohurve mund të jetë edhe një konflikt pronësie brenda familjes

24-vjeçari ishte djali i vetëm i familjes Muhollari mes tre vajzave. Burime pohojnë se djali edhe në adoleshencën e vet kishte sjellje agresive, pëlqente lojërat e dhunshme dhe ishte natyrë përgjithësisht e ftohtë.  

Nënë e bir kishin shkuar në Amerike tek një nga vajzat e shtëpisë që prej vitesh jeton aty.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë