Drejtësia

Mbyti nënën me plastmas, ‘arrest në burg’ për Albi Muhollarin

Gazeta Si - Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Albin Muhollarin, 24-vjeçarin që mbyti me plastmas nënën e tij në Përmet më 3 qershor.

Avokati mbrojtës i të riut kërkoi nga gjykata që të jepej masa e sigurimit shtrim i përkohshëm në një spital psikiatrik, për shkak se Muhollari ka shfaqur probleme të shëndetit mendor disa kohë më parë.

Por gjykata e cilësoi të ligjshëm arrestimin e 24-vjeçarit që vrau të ëmën dhe caktoi ndaj tij masën "arrest në burg".

I riu mbyti me plastmas nënën e tij Zeniat Muhollari në Përmet. Ata ishin kthyer nga SHBA kohët e fundit, pasi kishin shkuar tek një nga vajzat e familjes që jeton në Amerikë.

Në dëshminë e vetme që ka dhënë Muhollari, ka qenë pranimi i krimit. Kaq ka mjaftuar që gjyqtari të japë vendimin burg pa afat ndaj studentit ekselent.

Të afërmit e njihnin si person të qetë, pa precedent të mëparshëm. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në kushtet e tronditjes mendore, pasi i riu dyshohet se vuante nga depresioni.

I riu ka qenë në krizë të thellë në momentin e arrestimit dhe rrugës për në polici ka kërkuar të pinte vetëm ujë.

Para OPGJ-së në momentin fillestar të arrestimit, ka qenë i qetë duke thënë vetëm një frazë: “Ça ishte kjo që bëra?”.

Muhollari ka pranuar krimin dhe njëkohësisht ka refuzuar të japë shpjegime për ngjarjen duke thënë se do t'i bëj të ditura arsyet në një moment tjetër, pasi nuk ishte në gjendje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë