Muzike

“Përmbyset” Eurosong, Maqedonia fiton votimin e jurisë, ngjitet Shqipëria

Duke qenë se juria e Bjellorusisë shpalli votat e saj në gjysmë finale, gjë e cila është në kundërshtim me rregullat e Konkursit të Këngës në Eurovizion, Bashkimi Europian i Transmetimeve(EBU) ka nxjerr edhe një herë rezultatet e votimit, të cilat ishin të ndryshuara. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU tregoi rezultatin e ri, duke llogaritur edhe një herë votat e vendeve pjesëmarrëse, të cilat u miratuan nga monitoruesi i votimit Ernst & Young.

Me këtë rezultat të ri, Maqedonia e Veriu fitoi Eurosongun për sa i përket votave të jurisë. Në rezultatet fillestare ishte Suedia fituese, por duke i’u shtuar edhe pikët e jurisë bjelloruse, Maqedonia e Veriut fitoi me 6 pikë diferencë. Ashtu si e ka deklaruar edhe anëtarët e EBU, ky është rezultati më i mirë që Maqedonia ka arritur ndonjëherë.

“Për të respektuar artistët dhe anëtarët e EBU, dëshirojmë të korrigjojmë rezultatet përfundimtare në përputhje me rregullat. Pikat e sakta të jurisë tani janë shtuar në tabelën e rezultateve për të qenë transparent për të gjithë,” shkruhen në faqen kryesore të Eurovizion.
Në bazë të rishikimit të rezultateve, edhe vendi ynë ka pësuar ndryshime, duke u radhitur në vendin e 17 me 90 pikë.

Tabela me pikët e gabuara

Rezultati i korrigjuar
Maqedonia e Veriut (247 pikë)
Suedia (241 pikë)
Hollanda (237 pikë)
Italia (220 pikë)
Azerbajxhani (202 pikë)
Australi (153 pikë)
Zvicra (152 pikë)
Republika Çeke (150 pikë)
Rusi (126 pikë)
Maltë (87 pikë)
Qipro (77 pikë)
Danimarka (69 pikë)
Franca (67 pikë)
Greqia (50 pikë)
Islanda (46 pikë)
Sllovenia (46 pikë)
Shqipëria (43 pikë)
Norvegjia (40 pikë)
Serbia (35 pikë)
Estonia (28 pikë)
Gjermania (24 pikë)
Bjellorusi (18 pikë)
San Marino (12 pikë)
Mbretëria e Bashkuar (8 pikë)
Spanja (1 pikë)
Izrael (0 pikë)


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë