Futboll

Përleshje në Athinë, vritet me thikë tifozi i AEK nga ultrasit e Dinamo Zagreb

Gazeta Si – Dhunë në Athinë gjatë mbrëmjes para ndeshjes së turit të 3-të paraeliminator të Ligës së Kampionëve mes AEK-ut dhe Dinamo Zagreb. Një 22-vjeçar ka humbur jetën, pas plagëve të marra me thikë. Edhe 6 të plagosur.

Nga perplasjet mes dy tifozerive ne Athine. Gazeta Si, 8 gusht 2023

Një tifoz i AEK-ut u godit për vdekje me thikë në periferi të Athinës, gjatë një përleshjeje me ultrasit e Dinamos së Zagrebit. Lajmi është bërë i ditur nga policia greke, që ka shpjeguar gjithashtu se gjatë përplasjes mes dy tifozerive mbetën të plagosur edhe 6 persona.

I riu grek u transportua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u shpëtonte plagëve të marra, sipas shtypit lokal. Mbrëmjen e sotme ishte në program të luhet ndeshja e parë në Champions mes AEK-ut dhe Dinamos së Zagrebit, në stadiumitn ‘Agia Sophia’, por UEFA ka vendosur ta shtyjë atë.

Dhuna mes tifozëve është një rast i përsëritur në Greqi, ku në tri vitet e fundit janë shënuar tre viktima pikërisht nga përplasjet mes tifozerive.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë