Futboll

Përjashtimi nga Botërori 2002, Roberto Baxho: Ishte tradhëti, s’e harroj kurrë

Gazeta Si – Ish-futbollisti i famshëm italian, Roberto Baxho, ka folur së fundi hapur për vendimin e trajnerit Trapatoni, i cili e la jashtë Botërorit 2002. "Duhej të shkoja edhe me një këmbë për atë që kisha bërë”, - ka theksuar ‘bishtaleci’.

"Ishte e turpshme për një mijë arsye dhe vështirë se do ta harroj”. Me këto fjalë Roberto Baxho është rikthyer te përjashtimi nga Botërori 2002, pasi ishte rikuperuar në kohë rekord nga dëmtimi i ligamentit më 4 shkurt. Ai kishte shënuar 3 gola me Breshian në 3 ndeshjet e fundit, por nuk mundi ta bindte Xhovani Trapatonin ta merrte me vete.

Roberto Baxho ne kohet e sotme. Gazeta Si, 15 qershor 2023

"Nuk e di, unë mendoj se duhej të kisha shkuar edhe me një këmbë, - thotë Baxho në një intervistë për Esquire. – Kisha luajtur 3 Botërorë dhe ai do të ishte i katërti, historia duhej të përfundonte kështu. Ishte vërtet një tradhëti.

Pastaj, e gjithë Japonia do të bënte tifo për ne. U ktheva nga dëmtimi për 3 ndeshjet e fundit në gjendje shumë të mirë, kujtoj testet që bëja në Bolonja. Në 3 ndeshje shënova 3 gola dhe në total 11 gola në 11 ndeshje në atë kampionat. Mbi të gjitha, duhej edhe një muaj kohë deri në Botëror, mund të më grumbullonin dhe të më vlerësonin. Por…".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë