Futboll

Përjashtim për Barça-Real, “El Clasico” i parë me publik prej nisjes së pandemisë

Vendimi është zyrtar: “El Clasico” i parë i sezonit do të luhet më 24 tetor, në orën 16:15. Ndeshja do të zhvillohet në “Camp Nou” dhe do të jetë “Clasico” i parë me tifozë që nga fillimi i pandemisë. Do të jetë gjithashtu "El Clasico" i parë pa Lionel Mesin dhe Serxhio Ramosin.

Data dhe orari janë konfirmuar që një muaj përpara. Ndeshja është e vlefshme për javën e 10-të të kampionatit. Presidenti i Ligës, Havier Tebas, ka njoftuar i pari lajmin. Nuk janë konfirmuar ende oraret e ndeshjeve të tjera, por Tebas ka dashur të bëjë një njoftim special për një ndeshje speciale.

Nga nje "El Clasico" e sezonit te kaluar. Gazeta Si, 24 shtator 2021

Barcelona dhe Real Madrid kanë pasur një fillim sezoni ndryshe. Katalanasit janë në krizë, në vend të 9-të, ndërkohë që ka edhe tension mes presidentit Joan Laporta dhe trajnerit Ronald Koeman, në luftë të hapur të dy. Reali po ecën shumë mirë: në krye të klasifikimit dhe me një fitore në Champions League në fushën e Interit.

Asnjë prej tyre nuk mundi ta fitonte titullin kampion sezonin e fundit, pasi dolën pas Atletiko Madrid, Reali 2 pikë prapa dhe Barcelona 5 pikë pas madrilenëve. Barcelona humbi 3-1 kundër Real Madridit në “Camp Nou” sezonin e shkuar. Po ashtu, humbi 2-1 në “Santiago Bernabeu”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë