Politike

Përgjimet e ‘Bild’, juristët e PD: Rama e deputetët e tij duhet të ishin në burg

Kryeministri Edi Rama thotë se nuk ka asgjë të kundërligjshme në bisedën telefonike të përgjuar mes tij dhe Arben Keshit në shtator të 2016, për zgjedhjet lokale për Bashkinë e Dibrës dhe deklaron se po të kthehej pas në kohë do ta ribënte këtë bisedë.

Por, për Partinë Demokratike përgjimi i publikuar nga Bild është i mjaftueshëm për të provuar se Kryeministri ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në procesin zgjedhor, vepër penale që ndëshkohet nga një deri në tre vjet burg,

Enkelejd Alibeaj dhe Sekretari i Përgjithshëm i demokratëve, Gazmend Bardhi dolën para mediave këtë të martë, duke interpretuar sipas tyre nenet e Kodit Penal për krimin zgjedhor.

“Përgjimet tregojnë se Edi Rama, qeveria e tij dhe PS kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme. Përgjimi ku Edi Rama bisedon me Arben Keshin dhe më pas ai jep porositë e paligjshme për votat është shkelje e Kodit Penal 328/a parashikon ndalimin e përdorimit të një punonjësi që kryen një detyrë sheterorë qe e përdor, është kryeministri i vendit, funksionari më ië lartë që përdor burime njerore me qëllim favorimizin e partisë së tij në zgjedhj. Kjo vepër dënohet me burg nga 1 në 3 vjet. Rama përdor një drejtor në ministrinë ë brendshme për votat e partisë së tij. Ky nen është totalisht I konsumuar nga shtetasi Edi Rama dhe shtetasi Arben Keshi. Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me rradhë duhet të ishin sot në burg për vjedhjen e votave. Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat”, deklaroi Gazmend Bardhi.

Sipas demokratëve, përgjimet janë radiografia e vjedhjes së zgjedhjeve, vepër për të cilat që nga Edi Rama, Damian Gjiknuri, Pjerin Ndreu, Vangjush Dako e me radhë për ta duhet që sot të ishinnë burg.

Partia Demokratike mendon se Durrësi dhe Dibra, ku kanë dalë përgjimet përkatësisht në dosjen 339 dhe 184 janë prova që vërtetojnë se Edi Rama di vetëm që të vjedhë, shtantazhojë dhe blejë votat në bashkëpunim m krimin dhe duke shfrytëzuar në mënyrë të jashtëligjshme administratën shtetërore. Por Durrësi dhe Dibra nuk janë thjesht dy krime të shkëputura dhe rastësore, sipas PD.

“Përgjimet faktojnë se vjedhja e zgjedhjeve, në bashkëpunim me krimin, është një skemë e ngritur nga Edi Rama dhe e zbatuar nga bashkëpunëtorët e tij. Edi Rama, Qeveria dhe Partia Socialiste kanë vepruar si një grup i strukturuar kriminal për të marrë dhe mbajtur pushtetin në mënyrë të paligjshme. Damian Gjiknuri, Vangjush Dako, Pjerin Ndreu, Ulsi Manja, Saimir Tahiri, Taulant Balla, Arben Keshi, Drini Gjeçi, Artan Gaçi, Sali Skura, Bekim Krashi dhe çdo person tjetër që i garanton Edi Ramës funksionimin e skemës së tij kriminale për vjedhjen e zgjedhjeve janë sot e kësaj dite të pandëshkuar nga drejtësia”, thuhet në deklaratë.

Përkundrazi, demokratët thonë se në vend të ndëshkimit, personat në fjalë janë shpërblyer me poste të larta drejtuese nga vetë Edi Rama.

“I cili si autori dhe urdhëruesi dhe përfituesi kryesor i kësaj skemë, ka dal garant që politikanët dhe bandat që bashkëpunojnë për të vjedhur zgjedhjet, të jenë mbi ligjin e drejtësinë dhe të mos ndëshkohen. Në vend që Pjerin Ndreu të ishte para drejtësisë, për kërcënimet kriminale ndaj votuesve, ai sot është promovuar nga Edi Rama si kandidat për Bashkinë e Lezhës. Në vend që Vangjush Dako, të ishte në burg për bashkëpunim me krimin dhe bandat, po gëzon pension të qetë politik, i pandëshkuar. Cdokush nga kupola e krimit, me të cilin Edi Rama ka blerë dhe kapur pushtetin në mënyrë të paligjshme, është i pandëshkuar nga drejtësia”, deklaroi PD.

Partia Demokratike i sheh këto përgjime dhe pandëshkueshmërinë e tyre si arsyeja kryesore se përse Edi Rama mori nën kontroll prokurorinë.

“Pasi një prokurori e pavarur do të kishte hetuar këto qindra prova të gatshme dhe do ta kishte kërkuar dënimin me burg të Edi Ramës dhe çdo krimineli tjetër që ka marrë pjesë në zbatimin e skemës së tij për vjedhjen e zgjedhjeve”, deklaroi Bardhi.

Ashtu si Edi Rama, edhe PD akuzon prokurorinë se nuk kreu asnjë hetim.

“Prej tre vjetësh, prokuroria nuk bën asnjë hetim, nuk ka thirrur një herë të vetme një prej politikanëve që shqiptarët i kanë dëgjuar vetë sesi shesin, blejnë, kërcënojnë, shantazhojnë qytetarët në emër të pushtetit të vjedhur të Edi Ramës. Për shqiptarët tani është e qartë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër dhe pa nxjerrë para drejtësisë ata që vodhën votat”, mbylli deklaratën e tij, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, duke i lënë Enkelejd Alibeajt dhe Çlirim Gjatës interpretimin më në detaje të audiopërgjimeve të publikuara nga Bild.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë