Media Galeri

Përfundon stadiumi i ri i Botërorit 2022, Al Rayyan do të presë 7 ndeshje

Al Rayyan Stadium do të inaugurohet në 18 dhjetor, dy vjet ekzakt distancë nga Botërori 2022, që do të zhvillohet në Katar në një kohë të paprecedentë, duke qenë se do të luhet në dimër. Ky është impianti i katërt që bëhet gati për turneun dhe do të mirëpresë 40 mijë vende, gjysma e të cilëve do të çmontohen pas Kupës së Botës dhe impianti do të mbetet me rreth 20 mijë ndenjëse.

Në këtë stadium janë parashikuar të luhen 7 ndeshje, gjashtë prej të cilave përballje të fazës së grupeve dhe një e fazës së 1/16-ave, ndërsa më pas stadiumi do të jetë në dispozicion të skuadrës lokale Al Rayyan.

Kupa e Botës “Katar 2022” do të startojë më 21 nëntor të vitit 2022 dhe do të zgjasë deri më 18 dhjetor, teksa për herë të parë kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit do të zhvillohet në dimër, për shkak të temperaturave të larta në vendin pritës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë