Nga Gazeta ‘SI’ – Procesi i rinumërimit të votave të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, për qarkun Durrës, ka përfunduar pasditen e sotme.
Ky proces rinumërimi, nuk solli asnjë ndryshim në mandatet e subjekteve politike dhe as të kandidatëve.
Sipas rezultateve, Partia Demokratike ka humbur 18 vota, ndërsa Partia Socialiste ka humbur 5 vota.
Sakaq, po hidhen në sistem procesverbalet e fundit.
Ndryshe nga Fieri, ku ndryshimi i mandatit ndodhi brenda radhëve të PS-së, në Durrës pati pretendime nga kandidati demokrat Aulon Kalaja, i cili humbi mandatin e deputetit për rreth 1 mijë vota ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.