Ka përfunduar pas dy orësh bisedimesh kokë-më kokë, takimi mes Isa Mustafës dhe Albin Kurti, por as kreu i Vetëvendosjes dhe ai Lidhjes Demokratike të Kosovës, nuk janë prononcuar për mediat.
Ky ka qenë takimi i tretë pas 26 dhjetorit, kur u konsititua Kuvendi i Kosovëë, por pavarësisht pritshmërive që sot do të arrihej marrëveshja për formimin e qeverisë, situata nuk duket pozitive.
Pas gjithë këtyre muajve negociata, kjo është hera e parë që dy partitë nuk zgjedhin të prononcohen për media rreth asaj se çfarë ka ndodhur në tryezën e bisedimeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.