Futboll

Përfundon karantina tek Interi, asnjë lojtar nuk shfaq simptoma

Për Inter sot është zyrtarisht dita e fundit e izolimit brenda në shtëpi, që filloi 15 ditë më parë, pas rezultatit pozitiv me Covid-19 të Daniele Rugani në ndeshjen Juventus-Inter të luajtur në Torino me dyer të mbyllura në datën 8 mars. Lojtarët zikaltër, sipas një programi personal të ndërtuar nga stafi mjekësor i klubit, vazhdojnë të stërviten në shtëpitë e tyre, duke ndjekur direktivat e klubit si për përgatitjen fizike ashtu edhe për regjimin ushqimor.

Fillimisht data për rinisjen e stërvitjes ishte fiksuar për në 25 mars, por klubi nuk parashikon të rifillojë seancat në një kohë të afërt, duke parë emergjencën ndaj koronavirus. Asnjë pjesëtar i skuadrës nuk ka shfaqur simptoma e nuk kanë qenë të nevojshëm tamponet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë