Futboll

Përfshirja e Ronaldos, UEFA akuzohet se ka "trukuar" formacionin e vitit

UEFA ndryshoi në mënyrë sensacionale formacionin e ekipit të vitit, për të “akomoduar” Cristiano Ronaldon, bëhet e ditur nga “Dailymail”. Të mërkurën, organi drejtues i futbollit europian shpalli 11-shen e vitit, votuar nga tifozët. Formacioni i zgjedhur ishte 4-2-4, shumë i rrallë, gjë që ngriti shumë pikëpyetje.

Tani është zbuluar arsyeja, sepse portugez përfundoi i katërti në kategorinë e sulmit, pas rivalit Lionel Messi, Sadio Mane të Liverpool-it dhe Robert Lewandowski të Bayern Munich. Drejtuesit e UEFA-s nuk ishin dakord me këtë fakt, ndaj vendosën të ndryshonin formacionin, duke përfshirë Ronaldon e Juventusit, duke sakrifikuar në këtë mënyrë  një mesfushor. Lojtari i pafat, mendohet se ka qenë N’Golo Kante i Chelsea. Njoftimi fillestar mbi këtë formacion ishte menduar të bëhej publik javën e kaluar, por rezultatet për Ronaldon dhe ky ndryshim, bëri që njoftimi të vonohej.

Një burim tha: “Kjo nuk është diçka pozitive. E shoh si një mënyrë efektive të manipulimit të votave. I tillë është popullariteti i Ronaldos në një nivel të lartë brenda organizatës, ku pasi u pa që nuk figuronte, formacioni u ndryshua. Kjo të bën të pyesësh veten se çfarë tjetër mund të bëjnë?”

Një zëdhënës i UEFA-s tregoi se ky ndryshim, u bë falë fitores së Portugalisë në finalen e Ligës së Kombeve: “Formacioni për ekipin e këtij viti u zgjodh për të pasqyruar votat e tifozëve, paralelisht me arritjet e lojtarëve në garat e UEFA-s”.

Si rezultat, në formacion ndodhen 5 fitues të Ligës së Kampionëve dhe 4 finalistë të Ligës së Kombeve. Në vitet e kaluara, tifozët e kanë zgjedhur formacionin. Në pesë nga gjashtë vitet e fundit, ka qenë sipas modulit 4-3-3, me përjashtim të vitit 2017, kur u përdor formacioni 4-4-2.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë