Lajme

Përfshihet nga flakët Urgjenca e Spitalit të Durrësit. Policia: Vetëm shkëndijë

Përfshihet nga flakët mesditën e kësaj të mërkure Urgjenca e Spitalit të Durrësit.

Mësohet se zjarri ka rënë në repartin e grafisë së Urgjencës, ndërsa janë evakuuar menjëherë pacientët.

Ndërkohë, në një reagim, Policia e Durrësit njofton se “Në lidhje me lajmin për rënie zjarri në Spitalin e Durrësit, ka pasur vetëm një shkëndijë, e cila është shuar dhe nuk ka asnjë problem”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë