Motosport

Perez fiton garën e çmendur në Baku, Vershtapen përplaset dhe Hemilton i 15-i

Një epilog i jashtëzakonshëm i Çmimit të Madh të Azerbajxhanit, i mbushur plot me surpriza. Triumfon Red Bulli-, por me Serxhio Pere, Maks Vershtapen përplaset afër fundit, ndërsa kampioni në fuqi Ljuis Hemilton gabon në frenim dhe e mbyll në vend të 15-të. Fetel dhe Gasli plotësojnë treshen e podit.

Serxhio Perez, fitues i garës në Baku. Gazeta Si, 6 qershor 2021

Serxhio Perez ka fituar në Baku, në garën e 6-të të kampionatit botëror të Formula 1. Pjesa finale e garës ka qenë shumë e bukur dhe plot befasi, me meksikanin që ka kaluar finishin para Aston Martin të Sebastian Fetelit dhe AlphaTauri të Pierr Gaslit, pas rinisjes nga vendi dy xhiro para fundit, pasi u desh të hiqej nga pista makina e përplasur e Maks Vershtapenit, i cili u tërhoq pasi prishi njërën gomë 5 xhiro nga fundi.

Pas rinisjes, Perez mbajti kryesimin e garës, ndërkohë që Ljuis Hemilton gaboi në frenim gjatë tentativës për të parakaluar meksikanin, duke humbur kështu mundësinë për t’u kthyer në krye të klasifikimit të pilotëve. Anglezi e mbylli garën në vend të 15-të. Holandezi Vershtapen nuk i mbajti nervat pasi doli nga makina, sepse ishte duke zhvilluar një garë shumë të mirë deri në atë moment.

Vendin e katërt e ka zënë francezi i Ferrarit, Sharl Leklerk, pas tij doli Lando Norris dhe me radhë Fernando Alonso, Juki Tsunoda, Karlos Sainz, Daniel Riçiardo dhe Kimi Raikonen, të cilët plotësojnë 10-shen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë