Lajme

Përdhunim dhe ngacmime seksuale, arrestohen 6 persona në Përmet

Policia e Përmetit ka vënë në pranga 6 persona, nën akuzën për përdhunim dhe ngacmim seksual.

Mësohet se 2 prej tyre janë arrestuar për përdhunimin e një 19-vjeçareje, ndërsa 4 të tjerë janë arrestuar për ngacmime seksuale ndaj personave të rritur.

Ngjarja e rëndë e përdhunimit ka ndodhur në një fshat të Këlcyrës.

Dyshohet se vajza është shantazhuar me një video intime nga i dashuri, i cili më pas e ka përdhunuar me shokët e tij.

Vajza është banuese në fshatin Goricë, njësia administrative Sukë dhe ngjarja e rëndë ka ndodhur dje rreth orës 18:00.

Djemtë janë të moshës 17- 18 vjeçare, gjimnazistë në qytetin e Përmetit dhe ndalimi i tyre është bërë pas denoncimit të vetë vajzës së abuzuar.

Mësohet se policia ka arrestuar gjashtë adoleshentë gjatë operacionit në Përmet, për kapjen e shtetasve që akuzohen se kanë kryer marrëdhënie seksuale me vajza të rritura.

Ende nuk janë bërë me dije emrat e personave të ndaluar, të vajzave të abuzuara si dhe rrethanat në të cilat kanë ndodhur ngjarjet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë