Do t’i jepet sot lamtumira e fundit “Mandelës së Kosovës”, i cili ndërroi jetë në moshën 82-vjeçare. Familjarë, miq, të afërm, personalitete të fushave të ndryshme, dashamirës të tij do ta përcjellin sot për në banesën e fundit, në “Varrezat e Dëshmorëve” në Prishtinë.
Humbja e Adem Demaçit është një humbje e madhe për kulturën dhe politikën shqiptare. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në historinë e Kosovës, e ka shndërruar në simbol të unifikimit për ruajtjen e kombit shqiptar.
Për angazhimin e tij politik, Adem Demaçi vuajti 28 vjet burg në Jugosllavi. Gjithashtu nga regjimi komunist iu ndalua edhe romani “Gjarpijt e Gjakut”, i cili e pa dritën e botimit vetëm pas viteve nëntëdhjetë. Por të gjitha këto nuk e përkulën, por e bënë më këmbëngulës për kauzën kombëtare.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.