Politike

Përçahet opozita e re, Rudina Hajdari: Jam unë kryetare, jo Korab Lita

Opozita e re po shkon drejt përçarjes. Pas njoftimit të bërë nëpërmjet rrjeteve sociale se kryetari i grupit parlamentar ajo "Demokrate" do të jetë Korab Lita, ka ardhur me pesë ore vonëse edhe reagimi i Rudina Hajdari, e cila siç duket nuk e ka honespur shkarkimin e bërë. Këtij "puçi" Hajdari i është kundërpërgjigjur me faktin se është ajo kryetarja e grupit.

"Ju siguroj se unë jam në krye të grupit Demokrat që ndërkohë po zgjerohet dhe forcohet edhe më shumë. Vendosmëria jonë për të çuar deri në fund reformimin e sistemit është detyrim ndaj çdo demokrati dhe opozitari që kërkon ndryshimin në Shqipëri. Shihemi të enjten!", shkruan Hajdari.

Përpara se mbante një qëndrim të tillë, i zgjedhuri si kreu i grupit parlamentar "Demokrat" ka postuar dy dokumente të firmosura nga deputetët në të cilën i kërkohet kryeparlamentarit Gramoz Ruçi që të marrë në konsideratë ndryshimin e përbërjes dhe të drejtuesve të grupit parlamentar.

Në këtë dokument përcaktohet se Korab Lita është kryetar, Halit Valteri  dhe Arlind Çaçani nënkryetar dhe Arben Elezi sekretari i grupit. Anëtarë janë Myslim Murrizi, Rudina Hajdari, Alban Zeneli, Fatjona Dhimitri dhe Halil Jakimi.

Kërkesa drejtuar Ruçit nga grupi parlamentar "Demokrat" ku kërkohet që Korab Lita të jetë kryetari i ri grupit parlmaentar.

 "Një falënderim të veçantë për koleget e mi, të cilët verdiktin e tyre në lidhje me kryesimin e Grupit e dhanë jo vetëm me votë, por edhe me firmë", shkruan Lita në Facebook. Ndërsa në listën e nënshkruesve vihet re mungesa e firmës së deputetes Hajdari.

Vendimi i largimit të Hajdarit, u komentua me faktin e riorganizimit të grupit demokrat, që sipas deputetëve firmëtarë nuk ka qenë ashtu si duhet.

"Grupi Parlamentar Demokrat në mbledhjen e tij të fundit, në funksion të organizimit të brendshëm bëri ndryshim në drejtimin e grupit. Personalisht, dua t’ju dërgoj një falënderim kolegëve të mi të Grupit Parlamentar për vlerësimin dhe besimin që më dhanë për të drejtuar Grupin Parlamentar Demokrat. Detyra që më është besuar si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat unë e shoh si një përgjegjësi e aspak privilegj sidomos në këtë situatë politike e institucionale ku ndodhet vendi ynë", shprehej Lita në një koment të mëparshëm në rrjetet sociale.

Pas gjashtë muajsh grupi parlamentar dalin përpalasjet e forta mes opozitarëve në Parlament, që siç duket sherri për çështjet e ndryshme të mbajtura si reformën zgjedhore apo dhe linjat e tjera të mbajtura sa i përket zhvillimeve politike. Parlamenti ndodhet përpara zhvillimeve të forta, e para lidhet me kërkesën që mazhoranca ka bërë në adresë të opozitës për të realizuar reformën zgjedhore. PS po kërkon që të miratohen fillimisht ndryshimet e ligjit pa prekur sistemin zgjedhor. Ndërsa një pjesë e deputetëve të opozitës së re kanë kërkuar hapur largimin e Gjinkurit si bashkëkryetari socialist të komisionit të reformës zgjedhore. Një kusht i lënë në harresë nga Hajdari, e cila duket ka pranuar faktin se Gjiknuri të jetë në krye të këtij komisioni.

Gjithsesi opozita e re do të përballet brenda nëntorit edhe me nismën më të fundit të mazhorancës që është shkarkimi i presidentit Meta. Opozita e re nuk ka një qëndrim final për këtë çështje, edhe pse kanë përcaktuar si kushte mendimin e komisionit të Venecias dhe që Gjykata Kushtetuese të jetë në funksion.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë