Ekonomi

Për punën dhe pagat, Shqipëria e parafundit në botë

Shqipëria renditet e 54 nga 82 ekonomi në botë për zhvillimin social në tërësi.

Raporti që mat 82 ekonomi botërore, përfshirë edhe Shqipërinë, ka studiuar vendet në pesë drejtime kryesore të zhvillimit social: shëndetësia, shkolla, teknologjia, puna (mundësitë, pagat, kushtet), mbrojtja sociale.

Por përsa i përket progresit në fushën e punës, pagave dhe mundësive për punësim vendi ynë radhitet në vendin e 81, pra në vendin e parafundit.

“Indeksi Global i Progresit Social” “nominon Danimarkën në vendin e parë (me 85 pikë) për arritjet në këto fusha, e cila pasohet nga Norvegjia, Finlanda, Suedia dhe Islanda.

Në top dhjetëshe janë Holanda, Zvicra, Austria, Belgjika dhe Luksemburgu. Nga ekonomitë e G7, Gjermania ka shënuar më shumë rritje në drejtimet e marra në analizë (e 11-ta, me 78.8 pikë), e ndjekur nga Franca (e 12-ta). Kanadaja (e 14-ta) i paraprin Japonisë (15-ta), Mbretëria e Bashkuar (21-të), Shtetet e Bashkuara (të 27-at).

Në raportin e tij të parë vjetor për zhvillimin social, Forumi Ekonomik Botëror nënvizon se një shoqëri e aftë është ajo që u ofron të gjithëve mundësi të barabarta për të zhvilluar potencialin e tyre, pavarësisht nga origjina socio-ekonomike, jo vetëm që do të kishte më shumë kohezion social, por do të forconte edhe rritjen ekonomike.

Një rritje prej 10% e zhvillimit social, citon raporti, në të vërtetë do të rrisë PBB-në pothuajse 5% më shumë në 10 vjet.

Sidoqoftë, vijon raporti, shumë pak ekonomi kanë kushtet e duhura për të lehtësuar uljen e pabarazive dhe përfshirjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë