Numëron gati 200 ndeshje me fanellën e Çelsit në Premier League, në vitet ’80. Ish-mesfushori Pat Nevin do të thotë shumë për historinë e klubit londinez, por siç e tregon vetë ai, ka rrezikuar shumë që të mbahet mend për keq. Skocezi i datëlindjes 1963 ka rrëfyer së fundi një episod të disa viteve më parë në ishullin e Arranit, ku takoi një farë Roman Abramoviç, manjatin rus që rishkroi historinë e Çelsit me disa triumfe në Angli dhe në Europë, por në një episode të pakëndshëm.
Nevin tregon se gati e vrau pronarin e Çelsit, teksa ishte me pushime në ishull. Ish-mesfushori ia doli të shmangte kontaktin me Abramoviçin, i cili nuk e kishte njohur ish-futbollin në atë incident. Sot Nevin punon te klubi londinez, pavarësisht asaj që ka ndodhur. Për “BBC Radio Scozia”, Nevin ka thënë: “Tri vjet më parë isha me pushim në Arran, në pjesën veriore të ishullit. Po shëtisja me makinë dhe për pak sa nuk godita një njeri me biçikletë. Mund ta kasha vrarë atë person, që ishte Roman Abramoviç. Jahti i tij ishte ankoruar aty dhe ai po shëtiste me biçikletë. Deri sot ai nuk e dinte që ai person që rrezikoi ta vriste jam unë”.
Sipas asaj që shkruan “Mirror”, Abramoviç ka një pasuri prej më shumë se 13 miliardë eurosh, por mbetet një figurë jo pak misterioze për tifozët e Çelsit, pasi preferon të qandrojë larg medias. Nevin tregon më tej: “E kam takuar disa herë dhe është jashtëzakonisht i ndrojtur. Njerëzit nuk i afrohen kurrë, është pak si një mbret. Dy vjet më parë në Londër isha bashkë me një djalë jashtë stadiumit “Stamford Bridge”, Roman na pa dhe erdhi drejt meje, u përshëndetëm, i shtrëngova dorën”. Me siguri Nevin është ndjerë shumë në siklet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.