Media Galeri

Për kë bën tifo ky fans?

Faqja zyrtare e UEFA Euro 2020 në Facebook (kështu do të quhet Europiani, edhe pse do zhvillohet në 2021-shin) ka postuar sot këtë foto, të shoqëruar me pyetjen: Për kë bën tifo ky fans?

Një pyetje shumë e lehtë në fakt, në fytyrën e këtij tifozi shqiptar është pikturuar shqiponja dykrenare, janë ngjyrat kuqezi të flamurit tonë kombëtar. Komentet kanë qenë të panumërta nga tifozët shqiptarë, po ashtu edhe shpërndarjet e kësaj fotoje.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë