Arsim

Për herë të parë shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë

Nga 12 shtatori i ardhshëm, për herë të parë në vendin tonë hapet shkollë e mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë.

"Në një nga vizitat që kam zhvilluar në Institutin e Fëmijëve që nuk Dëgjojnë më ka mbetur në mendje kërkesa e Anisës dhe Kejsit, dy nxënëse të kësaj shkolle që mbaronin klasën e nëntë dhe dëshironin të vazhdonin shkollën e mesme si të gjithë bashkëmoshatarët e tyre. Pas shumë vitesh kërkesa nga mësuesit dhe prindërit, kemi vendosur hapjen e shkollës së mesme për nxënësit që nuk dëgjojnë në fushën e të nxënit Teknologji dhe TIK”,  tha ministrja e Arsimit Evis Kushi


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë