Një adoleshent është vetëplagosur mbrëmjen e sotme me armë zjarri. Policia njofton se “në fshatin Bicaj, Peqin, në banesën e tij shtetasi G.B., rreth 15 vjeç, nga pakujdesia është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë”.
Blutë e Peqinit gjithashtu bëjnë me dije se djali është transportuar menjeherë në Spitalin Rajonal Elbasan, por është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, mësohet se 15-vjeçari jetonte i vetëm në shtëpi pasi prindërit e tij aktualisht ndodhen në Greqi.
Policia ka gjetur në dhomën e gjumit të adoleshentit armën e zjarrit tip pistoletë, ndërsa po punohet për sqarimin dhe dokumentimin ngjarjes.