Ekonomi

Pensionet do të indeksohen 2,4%. Kush përfiton nga Paketa e Shpëtimit

Ministria e Financave Anila Denaj ka deklaruar se qeveria do të mendojë në këtë situatë emergjence edhe për kategorinë më vulnerabël që janë pensionistët.

Indeksimi i pensioneve do të jetë në masën 2,4 % dhe fondi në dispozicion për tu shpenzuar për këtë qëllim është 2.5 miliardë lekë. Indeksimi sipas financave do të nisë nga muaji prill.

Ministrja Anila Denaj, në sqarim për përfitimin e pagës minimale pjesë e paketës 5,8 mld lekë ka shpjeguar se këto para do të kalojnë direkt në llogari të përfituesëve dhe jo përmes biznesit ku ata kanë punuar deri më tani dhe aktulisht ndodhet i mbyllur për shkak të emergjencës Covid-19.

“Qyteratë do të aplikojnë vetë në raport të drejtëpërdrejtë me DPT-në, por edhe kjo e fundit është duke bërë një filtrim të informacionit, në mënyrë që të kemi një pasqyrë sa më të saktë, ne kemi llogaritë. Është e rëndësishme që  kjo e ardhur të shkojë direkt tek punonjësi dhe ne do ta mundësojmë këtë.”- ka sqaruar ministrja Denaj.

Ajo ka shpjeguar në të njëjtën kohë se kjo është pjesa e parë e paketës prej 5.8 miliardë lekësh, brenda një buxheti prej 6.5 miliardë lekësh të kësaj ndihme të parë ekonomike.

Brenda kësaj pakete dhe brenda këtij buxheti prej 5.8 miliardë lekësh, ka vijuar të sqarojë ministrja, janë edhe dy grupe të tjera, ku njëra i takon ndihmës ekonomike, me dyfishim të vlerës dhe tjetra i takon fondit të papunësisë edhe kjo me dyfishim të vlerës.

“Nga ana tjetër jemi ende duke parë sesi të vlerësojmë ndihmën për bizneset, të cilët kanë kufizime dhe kanë vështirësi në likuiditet për dhënien e pagave të punonjësve të tyre dhe në këtë kuadër shtylla e dytë është Fondi i Garancisë. Jemi duke punuar për të dizenjuar këtë instrument dhe jemi duke adresuar edhe mbështetjen e partnerëve tanë, kryesisht të Bankës Botërore në këtë rast, duke qenë se është më afër nesh në lidhje me asistencën teknike  dhe besoj se javën e ardhshme do të dalim me një qasje më të plotë të këtij instrumenti.”- është shprehur Ministrja e Financave.

Po ashtu qeveria është në diskutim me të gjitha bankat për një vlerësim paraprak sesa është nevoja nga ana e bizneseve. Fondi i Garancisë do të shkojë për të mbështetur bankat për të dhënë kredi për bizneset për likujditete afatshkurtra, në formatin e overdraftit, në mënyrë që ata të kenë mundësi të paguajnë pagat e punonjëse.

Nuk bëhet fjalë për një falje, ka sqaruar Denaj, bizneset do të duhet ta shlyejnë këtë kredi në një moment të  dytë.

Sipas ministres sektorët më të prekur do të jenë turizmi, ndërtimi dhe prodhimi, por, ka thënë ajo, do të kemi 2 muaj kohë, deri në qershor për të analizuar dikimin total të ekonomi.

Mbështetja nga vendet e mëdha

Fondet e BE-së janë të parashikuara në 3 fasha : në  4 mln euro si mbështetje në sektorin shëndetësor, 11 mln euro për mbështetje sociale dhe 35 mln euro për rimëkëmbjen ekonomike.

SHBA-të nëpërmjet organizatave të tyre kanë akorduar fond në vlerën prej 100 mln dollarë.

Denaj është shprehur se Ministria e Financave është në përpjekje për të aksesuar të gjithë fondet e mundshme në kuadrin e marrjes së kredive, si ndaj FMN-së, “që është një proces që ne e kemi rinisur dhe unë jam në komunikim të vazhdueshëm dhe shpresojmë që tëkemi një nivel më të lartë sesa kredia e shpallur në Konferencën e Donatorëve, por edhe nga partnerë të tjerë ndërkombëtarë.”

Po ashtu janë dhe dy insitucione shumë të rëndësishme si IFC dhe IBRD që kanë akorduar respektivsht 8 dhe 6 miliardë dollarë secila në raport me paketën Anti-Covid që do të japin për të gjitha shtetet ku Shqipëria do të mund të përfitojmë 10 milionë dollarë nga kjo paketë dhe është nisur procesin për ta përthithur këtë fond.

.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë