Ne rrjet

Pengjet izraelite, sa janë dhe cilat grupe ushtarake palestineze i kanë rrëmbyer gjatë sulmit në kufi

Mbi 150 njerëz u kapën dhe u ndanë midis grupeve ushtarake palestineze të Hamasit, Al Aksa (Fatah) dhe Xhihadit. Izraeli kërkon t'i shpëtojë ata, por intensiteti i sulmeve në Gaza rrezikon seriozisht jetën e tyre

Gazeta Si - Shantazhi i pengjeve është një komponent i vazhdueshëm i konfliktit në Lindjen e Mesme, aq më tepër sot me kapjen e mbi 150 personave nga Hamasi. Një sfidë e përbërë nga një sërë faktorësh.

Precedentët. Izraeli ka negociuar në të kaluarën, si rasti historik i ushtarit Gilad Shalit në duart e militantëve për 5 vjet dhe i liruar në këmbim të lirimit të 1.027 të burgosurve palestinezë.

Numrat "flasin" vetë. Një nga tentativat e shkëmbimeve në vitet e fundit, rezultoi me një rast të pazgjidhur: fati i lundruesit luftarak Ron Arad, i cili u ndodh në bordin e një avioni në Liban në vitin 1986.

Izraeli u përpoq me çdo mënyrë, rrëmbeu një udhëheqës shiit në përpjekje për të nxjerrë informacione, ndoqën pista të mira dhe të rreme,  dedikuan burime për ta gjetur, por nuk ia dolën.

Një hipotezë është se ai vdiq në një burg iranian pas rivalitetit midis fraksioneve. Ndërkohë, mes civilëve të tërhequr zvarrë në Gaza, ka shumë me shtetësi të dyfishtë dhe disa të huaj.

Një aspekt që mund të komplikojë vendimet e qeverisë, shtetet mund të kërkojnë garanci nga Jeruzalemi ose të ushtrojnë presion.

Terroristët gjithashtu mund të shfrytëzojnë praninë e tyre për të krijuar ndarje të mëtejshme në një negociatë të mundshme, duke i përdorur ato në varësi të përkatësisë së tyre.

Nuk do të ishte e çuditshme nëse ndonjë ndërmjetës arab do të kërkonte si sinjal lirimin e disave, në këtë rast, ekstremistët do të "luanin" me dallimet. Saddam Husseini e bëri këtë gjë, duke shpresuar të ndante koalicionin pas pushtimit të Kuvajtit.

Lajmet e fundit - të pakonfirmuara zyrtarisht - flasin për një ndarje të pengjeve, me bërthama të menaxhuara nga grupi i Hamasit, Al Aksa (Fatah-u) dhe Xhihadi Islamik.

Rripi është si një xhungël, luftëtarët dinë ta përdorin dendësinë në avantazhin e tyre, ka shumë vende për t'i mbajtur ata.

Inteligjenca do të përpiqet të mbledhë të dhëna në një atmosferë kaotike, me ajër të copëtuar nga shpërthimet dhe në një klimë dyshimi.

Hapësira për një aksion që synon lirimin e të burgosurve (të paktën një pjesë) ngushtohet nga fushë-beteja, nga shpërndarja në vende të fshehta, nga vendndodhja e tyre komplekse. Precedentët nuk janë inkurajues. Brigadat Al Qassam do të përdorin elementë të paarmatosur në dy fronte.

E para: mburoja njerëzore në përpjekje për të ndaluar bombardimet ajrore në Rrip. Militantët i kanë kërcënuar se do t'i vrasin nëse Izraeli vazhdon sulmet e tij në Gaza pa paralajmërim, një taktikë e përdorur në orët e para të hakmarrjes.

Noa Argamani, një nga pengjet izraelite në duart e Hamasit e rrëmbyer me motor nga terroristët

Luftëtarët hedhin një bombë më pak të fuqishme në shënjestër, më pas vjen bomba "e vërtetë", shkatërruese, e aftë për të rrëzuar një ndërtesë.

E dyta: presion ndaj armikut me video thirrje, mesazhe nga gra dhe fëmijë. Synimi është të rrisë ankthin në Izrael, të krijojë ndarje midis palëve të vijës së ashpër dhe atyre të gatshëm për të bërë lëshime dhe të demonstrojë se ata ende kanë iniciativën.

Iranianët, ekspertë të "degës", do t'u kenë dhënë këshilla, Teherani është një mjeshtër i kësaj taktike. Ai e detyroi Ronald Reganin të pajtohej për të liruar pengjet amerikane, mbajti nën kontroll vendet evropiane me të njëjtën metodë dhe ka vazhduar ta bëjë këtë edhe sot e kësaj dite.

Ndërkohë, Netanjahu duhet t'u përgjigjet lutjeve të familjeve dhe të mendojë për parandalimin e vrasjeve të pgngjeve. Një zgjedhje humanitare kundër nevojave të sigurisë në një vend të copëtuar nga konfliktet.

Fati i të pafajshmëve zakonisht vjen i pari dhe Izraeli ka negociuar. Megjithatë, masakrat në komunitetet pranë kufirit dhe në zhurmë, tmerret e kryera nga muxhahedinët, "e tejkalojnë" dramën e pengjeve të paktën tani për tani.

Izraeli dëshiron të shpëtojë jetën e tyre, por intensiteti i bastisjeve në Rrip është dëshmi se Izraeli ka marrë parasysh se ata mund të jenë të përfshirë.

Gjithashtu, sepse rrëmbyesit e tyre nuk kanë frikë të vrasin përsëri. Dëshmitë, të konfirmuara edhe nga videot në rrjetet sociale, zbuluan egërsinë e plotë të sulmit.

Përshtati: “Gazeta Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë