Futboll

Pelé në depresion, nuk mund të ecë normalisht

Mosha bën të vetën e problemet nuk e ndihmojnë. Prej disa kohësh, Pelé nuk shfaqet në publik, i trishtuar dhe i sikletosur – sipas rrëfimit të të birit Edinho – për shkak të gjendjes së tij. “Pas një transplanti dhe një rehabilitimi jo të përshtatshëm e të brishtë në aspektin e lëvizshmërisë. Kjo i provokon një lloj depresioni sepse nuk mund të ecë mirë, ndihet në siklet kur e sheh veten”. Në shtator O Rei mbush 80 vjeç.

Legjenda e futbollit botëror është në vështirësi pas operacionit të fundit, një transplantim, rehabilitimi i së cilës nuk është bërë në mënyrën më të mirë të mundshme. “Në përgjithësi, duke marrë parasysh moshën dhe gjithçka, është mirë – ka siguruar Edinho në një intervistë për Globoesporte - por nuk mund të ecë normalisht, e bën vetëm me ndihmën e një rrulatori për ecje dhe madje është përmirësuar duke qenë se pak kohë më parë mund të lëvizte vetëm me karrige me rrota”.

Një gjendje e cila, sidoqoftë, Pelé, i konsideruar një prej lojtarëve më të mirë të të gjitha kohërave, nuk do ta tregojë publikisht: “Ai ka qenë gjithnjë një figurë imponuese, ndërsa sot e ka të vështirë të ecë. Kjo e shqetëson, e vë në siklet. Ka ende vështirësi të lëvizë, për këtë arsye nuk do dëshiron të dalë, të shfaqet, ai praktikisht është gjithmonë në shtëpi dhe po jeton një jetë të tërhequr”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë