Futboll

Pelé futet zyrtarisht në fjalorin e gjuhës portugeze, do të thotë ‘unik’

Gazeta Si - Pelé, emri me të cilin është njohur nga e gjithë bota Edson Arantes do Nascimento, ish-futbollisti i famshëm brazilian, tashmë ka hyrë zyrtarisht në fjalor. Propozimi ishte bërë pak kohë më parë.

Pelé është një nga 167.000 fjalët e fjalorit të emrave të përgjithshëm të gjuhës portugeze, e folur nga 265 milionë njerëz. Pseudonimi i njërit prej futbollistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i ndarë nga jeta më 29 dhjetor, në moshën 82-vjeçare, mund të përdoret në të folur në Brazil si sinonim i të shkëlqyerës.

Në fjalorin Michaelis të gjuhës portugeze, "pelé" (pa shkronjën e madhe) është sinonim i "i jashtëzkonshëm, i përsosur, i pakrahasueshëm, unik".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë