Njerez

Pelé bën vaksinën dhe jep një mesazh: Disiplinë për të mbrojtur jetët tona!

Një ditë e veçantë për ish-futbollistin e famshëm, Pele. Legjenda braziliane ka dashur të japë një mesazh për të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale. “O’Rey” ka bërë vaksinën kundër Covid-19 dhe ka postuar një foto, ku ai shfaqet teksa i bëhet injeksioni nga një specialist.

Pele ka dashur t’u dërgojë një sinjal njerëzve të shumtë që dëshirojnë t’i kthehen jetës normale, duke i këshilluar të ndjekin hapat e tij për të mirën e tyre dhe për të mirën e të tjerëve. Ai duket i buzëqeshur në foto, ndërkohë që bën me shenjë se gjithçka ka shkuar mirë.

Braziliani e ka shoqëruar foton e postuar në Instagram me këtë mesazh të rëndësishëm: “Sot është një ditë e paharrueshme: kam bërë vaksinën! Pandemia nuk ka përfunduar ende dhe duhet të jemi të disiplinuar për të mbrojtur jetën derisa shumë njerëz nuk kanë bërë vaksinën. Vazhdo të lash duart, është e mundur, qëndro në shtëpi. Kur del, mos harro të vendosësh maskën dhe të mbash distancën sociale. Gjithçka do të kalojë, nëse mendojmë për të tjerët”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë