Arsim

Filologjiku: Abrogoni ligjin e arsimit të lartë

Disa pedagogë të Fakultetit Histori-Filologjikut në Tiranë kanë firmosur sot një peticion, ku shprehin kërkesën për shfuqizimin e ligjit për arsimin e lartë dhe një sërë kërkesash të tjera. Ata shprehën se mbështesin protestën e studentëve dhe kërkesat legjitime të tyre.
Gjithashtu ata kanë shkruar se janë të ndërgjegjshëm për të gjitha problemet në arsimin shqiptar dhe në bazë të këtij fakti ata rendisin kërkesat e tyre të cilat janë:

- Abrogimin e Ligjit për Arsimin e Lartë dhe mbajtjen e përgjegjësive përkatëse. Garantimin e të drejtave të studentit, të cilat me ligjin aktual janë të shkelura.

- Pas abrogimit të ligjit dhe miratimit të kërkesave të studentëve, të krijohet një Këshill Emergjence pranë Ministrisë së Arsimit, me përfaqësimin e të gjitha palëve të interesuara, studentë, pedagogë, shoqëri civile etj, për të mundësuar daljen nga kriza aktuale dhe realizimin e reformimit të Arsimit të Lartë.

Deklarata e shkruar nga pedagogët

- Nxjerrjen e përgjegjësive për zënien e mjediseve universitare dhe marrjen e masave për lirimin e tyre, si dhe financimin e kampusit të ri universitar, i cili duhet t’i kalojë në administrim Universitetit të Tiranës.

- Hapjen e një debati publik për hartimin e një ligji të ri për Arsimin e Lartë, në themel të të cilit të jenë këto parime: Garantimi i të drejtave studentore; Financimi i dijes; Cilësia e mësimdhënies; Demokratizimi i universiteteve; Autonomia e universiteteve; Rritja e transparencës; Cilësia e diplomave dhe integrimi i të diplomuarve në tregun e punës.

Në këtë peticion kanë marrë pjesë pedagog të ndryshëm si:
Artan Fuga, Mark Marku, Romeo Hanxhari, Lili Sula, Agron Gjekmarkaj, Erka Caro, Sokol Axhemi, Sabri Laci, Ermal Baze, Mimoza Gjokutaj, Gentiana Kera, Genta Skuraj, Eno Popi, Jonila Godole, Ramadan Cipuri, Edlira Mecaj, Loreta Axhami, Dhurata Shehri, Ervin Goci, Albana Kosovrasti, Ornela Hasrama, Rrapo Zguri, Arben Belba, Vjollca Osja, Linda Meniku, Edlira Tonuzi, Eljan Doce, Viola Isufaj, Sonila Papathimiu, Sonila Xhafa, Enriketa Papa, Raimonda Nelku, Zylyftar Bregu.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë