Politike

Skenar për të “nxjerrë jashtë loje” Kurtin? Në Kosovë kërkohet rinumërim votash

Një lëvizje e papritur e partive politike në Kosovë për rinumërim votash duket se po sinjalizon skenarë të mundshëm për të nxjerrë jashtë loje Lëvizjen Vetëvendosje. Tre parti kanë kërkuar rinumërimin e votave në Kosovë, duke vënë në dyshim përparësinë e ngushtë që gëzon partia e Albin Kurtit.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila renditet e dyta pas VV-së, Partia Demokratike e Kosovës dhe NISMA kanë kërkuar rinumërim në shkallë vendi duke pretenduar se ka pasur parregullsi zgjedhore. Kërkesa, ndonëse legjitime, hap skenaret e kontestimit dhe korrigjimit eventual të përqindjeve, ndërkohë që menjëherë sapo rezultati u bë i qartë, nga Beogradi nisën intrigat dhe presionet.

Lidhja Demokratike, e cila mori 24.58% te votave, me një rezultat të ngushtë me Vetëvendosjen, ka deklaruar se patur gabime teknik në formularët e KQZ-së.
“Ne kemi kërkuar rinumërim në shkallë vendi. Se gabimi ka ndodhur në shkallë vendi. Pra në të gjithë Kosovën. Një gabim mund të ketë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve. Gjatë përshkrimit të rezultateve në formular ka pas lëvizje të renditjeve të partive.”, ka deklaruar anëtari i shtabit zgjedhor të LDK-së, Florian Dushi. Pas LDK- së, të njëjtën kërkesë ka patur edhe partia Nisma e Fatmir Limajt.

Partia Demokratike e Kosovës ishte e para që ka kërkuar rinumërimin e votive, duke nxitur kështu edhe partitë e tjera t’i qendronin këtij skeanri.. PDK-ja, e cila ka qendruar në pushtet për 12 vjet, është shprehur se 1000 vota të kësaj partia janë kaluar te partitë e tjera, si pasojë e një problemi në formularët e KQZ-së.

Vjosa Osmani dhe Albin Kutyi, Gazeta Si, 8 tetor 2019

“Ka disa raste që votat tona u janë shpërndarë subjekteve të tjera dhe kemi kërkuar rinumërim që votat të na kthehen asgjë tjetër”, ka thënë një nga anëtarët e kësaj partie. Ndërkohë, procesi i numërimit të votave po shkon drejt fundit. PDK-ja e Kadri Veselit ka dalë partia e tretë më e votuar. Në një konferencë për mediat, Veseli ka pranuar humbjen dhe ka thënë se partia e tij do të shkojë në opozitë për herë të parë pas më shumë se një dedake.
Kryetari i Komisionit Zgjedhor , Mul Desku ka konfirmuar raportet, duke deklaruar se të treja partitë janë ankuar se votat e tyre po I kalojnë subjekteve të tjera politike.

Megjithatë, në mesin e kësaj paqartësie zgjedhore, i emëruari i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka njoftuar se do të vizitojë Prishtinën të enjten.
Vizita e tij e papritur vjen ndërkohë që Vetëvendosja, partia më e votuar në zgjedhjet e së dielës, nuk ka nisur ende bisedimet për formimin e koalicionit, të cilat ka gjasa të zgjasin me javë të tëra.

Grenell, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Gjermani, ka marrë detyrën e re një javë më parë duke premtuar angazhim të pashoq në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Edhe pse nuk ka ende një agjendë për vizitën e tij, ai ka gjasa të takohet me presidentin Hashim Thaci dhe Albin Kurtin, përpara së ky i fundit të formojë qeverinë.
Media të ndryshme nënvizuan faktin se për krijimin e qeverisë së re një fakto përcaktues është edhe Lista Serbe e cila me përkufizim kushtetues duhet të jetë e përfaqësuar në qeverisje. Mirëpo Serbia nuk duket e gatshme që të pranojë si opsion të parë një qeveri të drejtuar nga LVV-ja.

Këto kërkesa vijnë pasi gazeta “Vecernje Novosti” spekullonte sot përmes një shkrimi në të cilin referon burime diplomatike, se SHBA-të po presojnë për krijimin e një qeverie mes PDK-së dhe LDK-së, më saktë Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit, një aleancë kjo që cilësohet si “një ndër tre kombinacionet paszgjedhore për formimin e qeverisë së re”

Isa Mustafa dhe Hashim Thaci, Gazeta Si, 8 tetor 2019

Gazeta nuk sqaron se përse vjen ky presion i SHBA-së, por thotë se Lista Serbe faktorizohet në këtë ekuacion përmes kushteve që zbardhen nga Beogradi: heqja e taksës mbi mallrat serbe, zhbllokimi i formimit të Asosacionit të Komunave Serbe dhe përmirësimi i gjendjes së komunitetit serb në Kosovë.

Këto kushte duken qartë se i vihen si një lloj ultimatumi Kurtit, i cili ka ndërtuar karrierën dhe suksesin politik mbi kundërshtimin e tyre. Ndonëse ai ka pranuar se do ta zëvendësojë taksën për mallrat serbe me reciprocitetin, për Asosacionin është diçka e paimagjinueshme që të premtohet a priori.

Nga ana tjetër kreu i Vetëvendosjes njoftoi dje përmes një interviste për Top-Channel se do të niste një fushatë nga poshtë – lart për të bindur të gjithë aktorët në formimin e qeverisë së re. I pyetur për pajtimin me serbët, Kurti nënvizoi se ai është për integrimin e tyre, pasi pajtimi do të vijë në momentin kur Serbia, jo serbët e Kosovës, të kërkojë falje për krimet e bëra.

Nediat shkruajne se teknikisht Kurti ndodhet në të njëjtën situatë që u ndodh Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë, i cili ndonëse doli parti e parë në zgjedhje, u refuzua në blok nga spektri politik shqiptar që deri në atë moment kishte bashkëqeverisur me të. Arsyeja e vetos ndaj tij, veto e cili shpërfilli edhe votën, ishte presioni amerikan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë