Biznes

PD: Tenderi për sistemin e ri të fiskalizimit zhvat mbi 150 mijë biznese

Ndryshe nga çfarë ka deklaruar Ministria e Financave dhe tatimet se ende nuk ka një faturë financiare për sistemin e ri të deklarimit të biznesit, Partia Demokratike ka nxjerrë një dokument i cili pasqyron kostot e sistemit të ri të fisklaizimit.

Partia Demokratike mendon se tenderi i paracaktuar i sistemit të ri të faturimit të biznesit, është zhvatje e re për biznesin.

Endri Hasa nga Partia Demokratike është shprehur në një dalje për mediet se “Qeveria do të nxjerrë jashtë përdorimit 140 mijë kasa fiskale dhe do të fusë në përdorim një sistemi të ri. Firma elektronike kushton nga 50 deri në 110 Euro për çdo biznes. Bizneset do të blejnë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, lidhja e detyrueshme e internetit.”

Endri Hasa, PD

Qeveria, thotë ai, po krijon me ligj një sistem të ri për faturat, duke detyruar çdo biznes të deklarojë çdo veprim në kohë reale.

Ky ligj, sipas Hasas, rrit kostot pë biznesin, cënon konkurencën e lirë, vret vendet e punës dhe çon drejt falimentimit mijëra biznese.

“Sistemi i ri detyron mbi 150 mijë biznese të shtojnë kostot duke blerë pajisje dhe programe të reja kompjuterike, si printer, kompjuter, telefonë të teknologjisë së lartë, që t’i përshtaten këtij sistemi. Në kostot e biznesit shtohet me ligj edhe lidhja e detyrueshme e internetit, e cila duhet të jetë në funksion gjatë gjithë kohës për të kryer veprimet. Kostoja tjetër që do t’i shtohet çdo biznesi që punon në Shqipëri është pagesa për t’u pajisur me firmë elektronike. Ky është një detyrim thelbësor për funksionimin e sistemit të ri, për të cilin qeveria ka hartuar ligjin e ri. Në kostot e biznesit, duhet të përfshihet edhe nxjerrja jashtë përdorimit e kasave fiskale. “- shprehet ish deputeti Hasa.

Sipas tij, një vit më parë, Edi Rama dhe Ministria e Financave e gënjyen biznesin, duke thënë se kasat ekzistuese, që kushtojnë mesatarisht 350 euro, nuk do të preken.
Për Partinë Demokratike ky ligj nuk duhet të miratohet!

 

Më Shumë