Partia Demokratike është e bindur që policia dhe prokuroria nuk po hetojnë akuzën e ish-oficerit Emiljano Nuhu se është kërcënuar në prani të deputetit Taulant Balla në stacionin policor të Fushë-Krujës për hetimet ndaj djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.
Jo vetëm kaq. Demokratët thonë se policia është vënë në shërbim të urdhërave që kanë mbërritur nga Edi Rama dhe drejtues të tjerë të qeverisë e mazhorancës për të zhdukur të gjitha gjurmët që provojnë se kreu i Grupit Parlamentar socialist ka qenë në këtë stacion më 21 korrik.
“Është fakt se deri më sot nuk ka asnjë veprim ligjor të asnjë organi shtetëror për të verifikuar se Taulant Balla, Rrahman Rraja, Artur Bushi dhe banda e tyre kanë qenë në 21 Korrik në Stacionin e Policisë së Fushë Krujës. Është fakt se nuk është bërë asnjë veprim ligjor për të pyetur policët e tjerë për praninë e bashkëpunëtorëve të Edi Ramës atë natë në Policinë e Fushë Krujës”, deklaroi për mediat, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj.
Sipas Alibeajt, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është urdhëruar nga Taulant Balla që të zhdukë ç do gjurmë, madje edhe kamerat e sigurisë të bizneseve aty pranë.
“Me urdhër të Ardi Veliut, Drejtori i Policisë së Qarkut të Durrësit, Alfred Çepe, ka ngritur një grup pune për të gjetur dhe fshirë çdo kamera që mund të provojnë praninë e Taulant Ballës, Rrahman Rrajës dhe Artur Bushit në Policinë e Fushë Krujës në 21 Korrik”, thotë ai.
PD deklaron se pamjet filmike të bizneseve kanë nisur të zhduken që pas denoncimit në muajin korrik. Alibeaj thotë se për këtë qëllim është angazhuar e gjithë makineria shtetërore, që nga presioni me polici e banditë, e deri tek tatimorët.
Deputeti demokrat shton se për realizimin e këtij qëllimi u ngrit një grup pune, për të cilin janë në dijeni policët e zonës, por edhe Shërbimi për Ç ështjet e Brendshme dhe Ankesat. Ky i fundit varet drejtpërdrejtë nga Fatmir Xhafaj dhe këtu Alibeaj akuzon edhe ministrin e Brendshëm.
Alibeaj akuzon edhe kryeprokuroren Arta Marku se ka gisht në fshehjen e ngjarjes, ndërsa thotë se makineria e propagandës së qeverisë po bën gjithç ka që në media të mos flitet më për këtë denoncim të Emiljano Nuhut.
“Sot, Edi Rama dhe Fatmir Xhafa kamë detyrimin t’u tregojnë publikut çfarë është bërë me kamerat e Policisë së Fushë Krujës dhe me kamerat rreth saj. Heshtja, me shpresën se skandali do të harrohet, nuk ka për t’i ardhur në ndihmë as Taulant Ballës, as pengut të krimit Edi Rama”, mbyll deklaratën e tij, Enkelejd Alibeaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.