Lajme

PD: Tahiri i ka kryer krimet në Shqipëri

Partia Demokratike reagoi pas konferencës për shtyp të Saimir Tahiri, ku njoftoi se gjykata italiane ka mbyllur hetimet ndaj tij.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Gazmend Bardhi u shpreh se Saimir Tahiri i ka kryer krimet në Shqipëri dhe jo në Itali.

“Qëllimi kryesor politik i Edi Ramës prej një viti është që Saimir Tahiri t’i shpëtojë drejtësisë dhe të mos ndëshkohet. Zgjidhja që Rama dhe Tahiri kanë gjetur është që prokuroria të prishë hetimet dhe të rrëzojë çdo akuzë për mbështetjen nga Tahiri të organizatës kriminale të Habilajve dhe trafikut të drogës. Për ta vënë në jetë planin e lirimit të Tahirit nga akuza për trafik droge dhe sabotuar çdo hetim, Edi Rama solli në krye të prokurorisë Arta Markun dhe Donika Prelën, të cilat larguan nga dosja Tahiri prokurorët kryesorë, që kërkuan arrestimin dhe  hetuan Saimir Tahirin. Hetimi italian është i parëndësishëm dhe nuk ka lidhje fare me hetimin në Shqipëri. Saimir Tahiri nuk i ka kryer krimet në Itali, por në Shqipëri”, tha ndër të tjera Bardhi. 

Bardhi tha se “shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është goditje e rëndë për reformën në drejtësi”.

“Shfaqja e sotme e Saimir Tahirit është një goditje e rëndë ndaj Reformës në Drejtësi. Është momenti që partnerët e huaj që i premtuan popullit shqiptar drejtësi të vërtetë dhe kapjen e peshqve të mëdhenj, të mbajnë premtimin dhe të mos lejojnë që një kriminel si Saimir Tahiri të shpëtojë pa u ndëshkuar”, u shpreh Bardhi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë