Lajme

PD sulmon Ramën: Partner biznesi me të korruptuar

Deputeti Agron Shehaj dhe Drejtuesja e Departamentit Antikorrupsion në Partinë Demokratike Lealba Pelinku, në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike kanë sulmuar qeverinë Rama për koncesionet e partneritetit publik-privat.

Në fjalën e tij deputeti Agron Shehaj tha se kryeministri Rama është partner biznesi me të korruptuar dhe se Shqipëria nuk bëhet me ministra të etur për pushtet.

Sipas tij me të ardhur në pushtet PD, do të anulojë koncesionet që janë bërë nga kjo qeveri.

“Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, për partneritet, pasi thela bëhet më e madhe. Nga 200 partneritetet që ka bërë qeveria Rama, nuk janë bërë me kompani europiane. Pasi vetëm ata i sjellin një pjesë të parave Ramës. Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Manushin? Sa i kthen qeverisë? Nuk bëhet Shqipëria me ministra të etur për pushtet. Anulimi i koncensioneve do të jetë hapi i parë që do të marrë PD kur të vijë në pushtet”, u shpreh deputeti Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë