Politike

PD: Rinumërim e rivlerësim të rezultatit në disa zona. Kemi prova

Partia Demokratike shpreson që me provat e mbledhura deri më tani ta detyrojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të shkojë drejt procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të rezultatit të procesit në disa zona zgjedhore.

“Besojmë se një numër i caktuar votash do të rinumërohen dhe rivlerësohen në kuadër të procesit ankimor. Kodi i ri iu mundëson hapjen e kutive për rregullshmërinë e procesit zgjedhor dhe partive të vogla”, deklaroi Sekretari për Çështjet Ligjore në PD, Ivi Kaso.

Kaso, që renditej i 17-ti në listën e kandidatëve të PD-së për Tiranën tha se provat do t’i dorëzohen SPAK-ut, që ka për kompetencë hetimin e krimeve zgjedhore dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të argumentuar kërkesën për hapjen e kutive.

“PD kërkon të herë dritë mbi këtë proces të errët zgjedhor i karakterizuar me parregullsi të shumta. Në periudhën para zgjedhore kemi depozituar rreth 180 kallëzime penale në prokurori dhe mbi 40 në SPAK”, u shpreh Kaso.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë