Politike

PD, Ramës: Përgjegjësi për vdekjen e 24 qytetarëve, shpiku fejesën e djalit

Partia Demokratike reagoi ndaj sulmeve të kryeministrit Edi Rama ndaj opozitës, e cila akuzoi e po hedh baltë ndaj masave që po merren për pasojat e post tërmetit 26 nëntorit. Reagimi i erdhi nga ana e sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili me anë të postimi në Facebook u shpreh se Rama vazhdon të bëjë show me tragjedinë, duke u përpjekur të mbulojë paaftësinë, papërgjegjshmërinë dhe abuzimin e qeverisë së tij me propagandë të shëmtuar kundër opozitës. Për Partinë Demokratike mënyra se si po menaxhohet situata tregojnë se vendi drejtohet nga një kryeministër i dështuar dhe se ai nuk arriti t’u japë qytetarëve sigurinë për banesat e tyre, dështoi të mbrojë interesin publik, duke mbrojtur paturpësisht 150 milionë dollarë që u jep oligarkëve për koncesionet korruptive të firmosura prej qeverisë se tij.
"Dëshmi e dështimit të Edi Ramës është edhe përgjegjësia direkte për vdjekjen e 24 qytetarëve në pallatet e shpallura të pabanueshme në Thumanë pas tërmetit të 21 Shatorit, për të cilët nuk mori asnjë masë për ti strehuar, duke i lënë në mëshirën e fatit. Dështimi më i madh i Edi Ramës është se nuk shndërroi dot Partinë Demokratike dhe opozitën në fasadën e pushtetit të tij të korruptuar dhe të kriminalizuar. Ai e ka të lidhur fatin me Vangjush Dakon dhe Arben Ahmetajn, ndërsa ne me qytetarët shqiptarë", shprehet Bardhi.
Numri dy i PD-së thekson se në këtë kohë fatkeqësie, shqiptarët kanë parë se e vetmja forcë e përgjegjshme, që ka ngritur zërin për interesin e tyre është opozita. "Ne nuk përfituam politikisht nga tragjedia, ne nuk u tallëm me viktimat dhe as nuk i përdorëm të prekurit nga tërmeti, siç po përpiqet prej ditës së parë, Edi Rama, i cili shpiku edhe fejesën e të birit për t’u viktimizuar para shqiptarëve që ia kanë hequr vizën me kohë", mbyll reagimin e tij Bardhi.

Foto e postimit te Gazment Bardhit

Numri dy i PD-së i referohet Kristi Reçi që humbi jetën nga tërmeti i 26 nëntorit në qarkun e Durrësit.

Ndërsa një gjë e tillë u pranua edhe nga vetë Rama në emisionin televiziv në Raiuno në Itali, "Porta e Porta". "Po, është e vërtetë, por me lejoni të them që duke u gjendur në këtë situatë të veçantë dhe në ketë detyrim shumë të lartë për të qenë kryeministër i një vend që po kalon këtë tragjedi, nuk kam dashur të flas për këtë sepse nuk është diçka që ka të bëjë me mua apo familjen tonë, por me të gjithë ne. Kjo humbje, thjesht e shtoi atë detyrimin tim të brendshëm për të bërë gjithçka, sepse nuk gjej dallim mes atyre që kanë humbur jetën", iu përgigj Rama, pyetjes së gazetarit Bruno Vespa, nëse njëra nga personat që humbi jetën ishte e fejuara e djalit të tij, Greg Ramës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë